Kosova po “boshatiset”/ Për katër vite mbi 156 mijë banorë braktisën vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kushtet e vështira ekonomike po i detyrojnë shtetasit e Kosovës të përfitojnë nga liberalizimi i vizave për tu larguar nga vendi. Në raportin e BE-së thuhet se numri i shtetasve kosovarë me lejeqëndrime për herë të parë në vendet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, ka vazhduar të rritet. Pjesa më e madhe e të larguarve po aplikojnë për lejeqëndrime në vendet anëtare të BE-së.

Brenda 4 vjetëve të fundit nga Kosova janë larguar më shumë se 156 mijë banorë, që në përqindje i bie 8.85% e popullsisë së vendit. Është vlerësuar se rreth 949 mijë banorë të Kosovës jetojnë jashtë vendit. Numri i qytetarëve që u pajisën me lejeqëndrime u rrit më së shumti në Gjermani, Francë, Slloveni dhe Kroaci.

Shumica e lejeqëndrimeve të lëshuara për shtetasit kosovarë kishin të bënin me bashkimin familjar.

Përsa i përket urdhërlargimeve numri i më i madh i shtetasve kosovarë nga shtetet anëtare të BE-së dhe zonës Shengen u regjistruan në: Francë, Slloveni, Kroaci, Zvicër dhe Itali.

Në raport tregohet se mbi 5 mijë shtetas nga Kosova u zunë duke qëndruar ilegalisht në territorin e shteteve anëtare të BE-së dhe zonës Shengen.

Shtetet Anëtare të BE-së dhe zonës Shengen, që raportuan numër më të madh të shtetasve kosovarë me qëndrim të parregullt ishin: Gjermania, e pasuar nga Zvicra, Kroacia, Franca, Austria, Italia, Hungaria dhe Sllovenia./O.S

 

Të fundit

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

Lajme të tjera

Web TV