Thashetheme për Kylie Jenner? Selena Gomez tregon çfarë i tha Swift në “Golden Globes”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë u bë menjëherë virale një video ku shfaqeshin Selena Gomez, Taylor Swift dhe Keleigh Teller, teksa bënin ‘thashetheme’ në ndarjen e çmimeve “Golden Globes”.

Në fillim u aludua se Selena po u tregonte vajzave se i ka kërkuar një foto Timothee Chalamet dhe Kylie Jenner ka refuzuar. Taylor dhe shoqja e tyre patën mimika për çdo gjë që Selena u tha atyre gjatë eventit.

Pikërisht lidhur me këto aludime që kanë qarkulluar në rrjet ka reaguar së fundmi Selena Gomez. Ajo ka një përgjigje ndaj historisë virale për bisedën e saj me Taylor Swift gjatë “Golden Globes 2024”.

Pas fjalëve që thanë, Selena reagoi me një koment: “Joooooo i thashë Taylor-it për dy nga miqtë e mi që u lidhën. Jo se kjo është punë e ndokujt”.

Ndërkohë pasi sqaroi se s’ka asgjë me Kylien dhe Timothee, Selena njoftoi se po largohet dhe nga rrjetet sociale, e po shijon dashurinë e re.

“Po largohem nga rrjetet sociale për pak kohë. Po fokusohem te çfarë vlen vërtetë”, ka thënë Gomez.

Ndërkohë një burim i tha më parë E!News se Selena nuk kërkoi kurrë një foto me Timothee. Rikujtojmë, se së fundmi Gomez ka lënë të nënkuptohet se albumi i saj i ardhshëm mund të jetë i fundit për të pasi këngëtarja por konsideron të fokusohet më shumë tek aktrimi.

Kujtojmë se 31-vjeçarja, u bë fillimisht e famshme si një aktore në “Disney Channel” para se të prezantohej si një këngëtare e muzikës pop, duke publikuar disa hite muzikore si “Hands to Myself”, “Rare” dhe “Bad Liar”./O.S

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV