Rama komenton ballkonin e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse në daljet publike kryeministri Rama ka tentuar të “injorojë” çështjen Berisha, dje tha se nuk ai nuk është problem i qytetarëve, por i një individi që ka kaluar nga Parlamenti në Ballkon.

 Kryeministri Edi Rama i ëhtë përgjigjur për herë të parë sjelljes së ish- kryeministrit Sali Berisha pas masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Rama ka komentuar komunikimin e Berishës nga dritarja e ballkonit me protestuesit e tij. Gjatë takimit dje me gazetarët, teksa u pyet nga gazetarët tha se problemi i Sali Berishës me drejtësinë nuk është problem i popullit shqiptar dhe se parlamenti nuk duhet të ndikohet nga ky proces. “Lufta fizike aty nuk bëhet për asnjë problem të natyrës filozofike apo konceptuale. Bëhet për një problem që ju e dini të gjithë. Një problem njerëzor por jo i kësaj shoqërie dhe i këtij populli problemi me drejtësinë i një individi që ka kaluar nga parlamenti në ballkon dhe pret nga parlamenti përplasje. Siç prisnin ata në Romë, ata që rrinin atje në Lozhë dhe skllevërve të tyre u thonin përplasuni me luanët. Por ne nuk jemi as skllevër as luanë, jemi përfaqësues të shumicës që bëjmë punën tonë”- shtoi kryeministri.

Shqipëria vendprodhimi për automjete

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria ka gati një projekt për të prodhuar makina për nevojat e shtetit, me kompaninë e një shqiptareje tjetër, Arjeta Puca. Në fjalën e tij për mediat, pas mbledhjes që pati në Lezhë, kreu i qeverisë tha se këto makina do të vihen në shërbim për nevojat e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Transportit. “Krijimin e një shoqërie aksionere për prodhimin e automjeteve për nevojat e shtetit dhe për eksport është një projekt shumë i bukur, që do të na japë mundësinë që të prodhojmë për nevojat e ministrisë së shëndetësisë, të brendshme, të agjencisë kombëtare të transportit dhe për eksport, duke u bazuar te ekspertiza e një vajze shqiptare, me të cilën jemi duke ndërtuar këtë proces, me ndërmarrjen e saj modeste, por që fiton gara ndërkombëtare për të dërguar autoambulanca nga Ukrainë në Serbi. Arjeta Puca është sipërmarrëse që aktualisht prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB për të prodhuar 500 autoambulanca që kanë shkuar për Ukrainën. Së bashku me familjen, Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia etj. Aktualisht, Puca prodhon makina në të dalë të Tiranës“, tha Rama.

Mandati i Himarës

Kryeministri Edi Rama i pyetur për lajmet që kanë qarkulluar në mediet greke se i ka propozuar Vangjel Tavos që të marrë drejtimin e Himarës, tha se nuk kanë asnjë burim të sigurtë këto informacione. Ai ka theksuar se qeveria është duke pritur vendimin e Apelit të GJJKO që më pas të marrë veprime për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Himarë pasi kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri ndodhet në burg. “Vendimi i GJKKO ishte pozitiv në këndvështrimin tim edhe për një hapësirë që krijon por së pari njëherë nuk është vendim i formës së prerë dhe ne do të presim të marrë formë  të prerë, s’mund të veprojmë me një vendim të shkallës së parë. Të gjitha këto të tjerat që kanë qarkulluar kanë si burim median greke as median shqiptare as qeverinë as zyrën time. Kështuqë unë nuk komentoj çfarë më vë mua në gojë apo në kurriz media greke pa më pyetur dhe mua. Janë emra, historira që unë i kam parë në median shqiptare të marra nga media greke. Është pyetje për kolegët tuaj grekë në gazeta portale televizioni ose kur tu jepet pyetja pyesni autoritetet greke. Unë di që ne presim vendimin e formës së prerë”, tha Rama.

Lexo edhe :  PD kërkon hetim ndërkombëtar për krimet zgjedhore

Hekurudha Durrës-Prishtinë

Kryeministri Edi Rama thotë se ka një dakordësi me qeverinë e Kosovës për të eksploruar mundësinë që të ndryshohet linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, që të kalojë nga Shkodra, Gjakova dhe më pas në Prishtinë. “Ka komunikime intensiv me Kosovën për ecurinë e hekurudhës Durrës-Prishtinë, ka një dakordësi nga të dyja palët për të ekspoluar një ndryshim të vijës duke kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe në Prishtinë, kjo është një zgjidhje e dëshiruar edhe nga pala e Kosovës”, tha Rama.

Financimi i Porto Romanos

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ketë një ndryshim në financimin e ndërtimit të Portit të Porto Romanos në Durrës. Sipas Ramës do të ketë financim të brendshëm, pasi është përfshirë edhe NATO. “Hapja e garës ndërkombëtare për Porto Romanon në Durrës, do të bëjmë së shpejti një ndryshim për natyrën e financimit pasi është një projekt strategjik, pasi kemi përfshirë edhe NATO-n në këtë proces për krahun ushtarak të Portit. Ndryshimi do të jetë që do të kalojë me financim të brendshëm në mënyrë që mos të zgjatemi me procedura”, tha Rama.

Hakërimi i Parlamentit

Sistemi dixhital i Drejtësisë më arkaiku, nuk ka transparencë, tha Rama. “Ne kemi sistemin më të prapambetur në Europë nëse flasim për dixhitalizim. Ende me defterë që janë shumë më keq të renditur sesa të periudhës otomane e diktaturës. Ka shumë gabime ortografike e formulime ekstravagante të pakuptueshme dhe nuk mundësojnë asnjë transparencë në trajtimin e cështjeve gjyqësore” tha Rama. Ai foli edhe për sulmin ndaj ëebsite të parlametit. Nëse parlamenti do të ishte përfshirë në sistemin e AKSHI-t  dhe të mbrojtjes nga AKCESKU do e kishte shumë më të lehtë. Nuk them se mund të mos goditej por do e kishte më të lehtë. Inovacioni do të ishte problem nëse nuk i marrim të gjithë të mirat.

Të fundit

Rama: Aprovohet hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave!

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Kreu i qeverisë po iu përgjigjet pyetjeve...

Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata?

Nga Kreshnik Spahiu Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata? Ligjërisht heqja Non-Grata bëhet me të njëjtën proçedur siç u shpall personi në listën...

Kompanitë europiane ngrejnë alarmin/ Rritja e euros kundrejt dollarit shqetësuese

Rritja e euros kundrejt dollarit këtë vit po bëhet shqetësim për eksportuesit. Kompanitë europiane po alarmohen për euron e fortë, pasi rritja e monedhës kundrejt...

Vota e diasporës/ 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre

Deri më 7 maj 2025, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbërritur 153,277 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që...

Qeveria miraton mbrojtje të veçantë për punonjësit e kërcënuar të AMP-së

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për forcimin e mbrojtjes së punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilët përballen me kërcënime...

Lajme të tjera

Web TV