“Vajzat qajnë, thonë ‘na mori lumi’”/ U abuzua nga vëllai i njerkës, reagon xhaxhai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e Erion Pelivanit nga kunati i tij, Fatmir Tarellarit, pas dëshmisë së të bijës se 33-vjeçari e kishte përdhunuar dhe shantazhuar për 9 vite me radhë,  ka shkaktuar një tronditje të fortë në familjen e të dyja palëve.

Ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur”, drejtuar nga Evis Ahmeti, është transmetuar një intervistë e vëllait të autorit.

Ai ka treguar se pas ngjarjes ka folur me mbesat e tij, por jo 18-vjeçaren, e cila dyshohet se është abuzuar nga vëllai i njerkës së saj.

Sipas xhaxhait vajzat janë në gjendje të rënduar emocionale.

“Ne kemi folur para tre ditësh me vëllanë. Gjendja ishte e mirë, nuk më tha ndonjë gjë. Për lajmin na morën në telefon nga Greqia. Unë nuk e besoja. Nuk e di! Nuk kam qenë atje, kam qenë në Shqipëri. Vajzat janë të trija në Greqi dhe jetojnë me babanë. Kjo ishte e vogla…

Nuk kemi pasur kontakte pas ngjarjes, me mbesat fola. Vajzat qajnë, na mori lumi thonë… s’dinë çfarë të bëjnë.

Vajza është 18 vjeç, nuk kam fol me te por me dy vajzat e mëdha. Vajza po rri në shtëpinë e saj që ka me qira. Mbesat kur fola ma thanë pak a shumë se çfarë kishte ndodhur. E vërteta nuk dihet”, ka deklaruar./e.t

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV