Si të fitosh luftën me mendjen për të nisur dietën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koha më e mirë për të filluar me një regjim ushqimor më të shëndetshëm nuk është nesër apo javën që vjen. Në fakt, nuk ka asnjë moment të papërshtatshëm për të marrë vendimin e të ngrënit më mirë.

Megjithatë kur përballeni me këtë vendim, duket sikur duhen bërë ca negociatat me veten përballë pjatës. Synimi mbetet një dhe i vetëm: si të ndalojmë stomakun të na kontrollojë mendjen. Dhe ka disa hile të vogla, që mund t’ju vijnë shumë në ndihmë.

Fillo nga e para: Hapi i parë është të heqim nga duart të gjithë ushqimet që na prishin dietën. Pra, zbraz raftin e të ëmblave.

Planifikimi: Zgjidhni një ditë të javës që do të jetë dita e planifikimit të ushqimit. Po, po, fiks si videot në TikTok ku përgatitet ushqimi i gjithë javës.

Krijimi i zakoneve të reja: Duhen vetëm disa javë për të krijuar një ves të ri, në këtë rast fjala kyç është këmbëngulja. Hani gjithmonë mëngjes, drekë dhe darkë në të njëjtën kohë dhe gatuani ushqime të shëndetshme.

Ekuilibri: Duhet të hani në mënyrë të larmishme. Pra, mos i privo vetes pasta apo pica pak herë në muaj, pasi duhet të hani ushqime nga të gjitha grupet, por në sasi të arsyeshme./E.Ç

Të fundit

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare,...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Lajme të tjera

Web TV