Qindra kompani do të raportojnë për ndikimin e tyre në natyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 300 kompani dhe institucione financiare kanë planifikuar që të raportojnë për ndikimet që ato kanë në natyrën, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar kolapsimin e biodiversitetit, iu tha delegatëve në Davos të Zvicrës.

Këto të dhëna, që u krijuan nga Task-forca për informacione financiare që lidhen me natyrën, e mbështetur nga G20, kërkojnë që grupet të ndajnë më shumë informacione lidhur me rreziqet, por edhe mundësitë që ofrojnë ndërveprimet e tyre me natyrën.

Në këtë mënyrë, bordet e kompanive shpresojnë se mund të marrin vendime që do të jenë më pozitive, sa i përket ndikimit në natyrë, dhe të ndihmojnë shtetet që të përmbushin zotimet që morën gjatë bisedimeve për biodiversitetin më 2022 në samitin e COP15.

“Ky është një moment kyç sa i përket raportimit të korporatave lidhur me ndikimin në natyrë”, tha David Craig, udhëheqës i Task-Forcës.

“Ky është sinjal i qartë se investitorët, huadhënësit, garantuesit e kredive dhe kompanitë të pranojnë se modelet e tyre biznesore varen shumë nga natyra dhe klima dhe duhet t’i trajtojnë këto si rreziqe strategjike, por edhe mundësi të investimeve”.

Pas nisjes së një programi të punës më 2021, që zgjati për dy vjet, Task-forca publikoi rekomandimet e para në shtator të vitit 2023, pasi mbi 250 institucione i testuan ato gjatë procesit të tyre të zhvillimit.

Rekomandimet bazon në katër parime – qeverisje, strategji, rrezik, masa të ndikimit dhe objektiva – dhe ato synojnë të shtyjnë kompanitë që të shpjegojnë se si ato i vlerësojnë dhe menaxhojnë çështjet e ndërlidhura dhe si ato mund të përmirësojnë performacën e tyre./O.S

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV