Ish-kandidati për kreun e PD-së sulmon ashpër Berishën: Ka vdekur politikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokrati Gjergj Hani, ish-kandidati për kreun e PD-së, ka analizuar situatën aktuale politike, kaosin e shkaktuar në Kuvend nga deputetët, por edhe fatin e Partisë Demokratike.

I ftuar në një emision telelviziv, Hani tha se deputetët e ‘Rithemelimit’ nuk mund të quhen të tillë pasi po sulmojnë një institucion.

“Personat në fjalë nuk i quaj deputetë, kur ti dhunon një institucion të shenjtë siç është Parlamenti aty ku flitet për problemet e qytetarëve, ti e bllokon dhe sulmon vetë institucionin. Nuk është se z Bardhi dhe Z. Noka kanë sulmuar z.Açka por përfaqësues të popullit, pra ke sulmuar shqiptarët. Kjo tregon se në Shqipëri nuk ka zënë vend demokracia”-tha Hani.

I pyetur sesi e shikon ‘lojën’ e Berishës me afatet e drejtësisë, Hani tha se për të, ish-kryeministri ka ‘vdekur’ politikisht.

“Nuk pretendoj me këtë të përfaqësoj PD, por qëndrim individual, për mua çështja Berisha nuk ekziston më, përpara 33 vitesh shqiptarët trokitën dhe kërkuan të pranoheshin në shtëpinë e perëndimit. Politikisht e konsideroj të vdekur.”

Demokrati foli edhe për ish-rivalin e tij, Lulzim Bashën.

“Unë u futa në zgjedhje se nuk pranoja heshtjen e tej zgjatur të zotit Basha, ka gabime strategjike, si dhënia e dorëheqjes, por meriton një përgëzim që pati kurajon që të pranonte që ishte peng. Mbeta i befasuar dhe nuk mund ta fsheh që më pëlqeu ndonëse nuk e kam njohur kurrë por nuk mund të paragjykoj askënd”./E.T

Të fundit

Metoda spektakolare për të kapur hajdutin e makinave

Një ndjekje policore në Miçigan përfundoi me një skenë të pazakontë, kur një makinë e vjedhur humbi të gjithë...

I vuri flakën së shoqes prej ngjyrës së saj të lëkurës, dënim me vdekje për indianin

Një gjykatë në Indi ka dhënë dënimin me vdekje për një burrë që i vuri flakën së shoqes për shkak të ngjyrës së lëkurës,...

Ivi Kaso fajëson strukturat e PD-së për humbjen në zgjedhjet e 11 majit

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2025, duke theksuar nevojën për një...

Rama për aksin e ri rrugor/ Një perspektivë e re për turizmin në qarkun e Korçës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje piktoreste nga aksi rrugor Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, i përfunduar së fundmi. Sipas tij, rruga e re lidh komunitete...

FOTO/ Diogo Jota i përjetshëm, lot dhe emocione në grumbullimin e Portugalisë

Skuadra e Portugalisë në futboll u mblodh për herë të parë pas humbjes tragjike të Diogo Jotës, ish-sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares luzitane, i...

Lajme të tjera

Web TV