Rikthehen reshjet e dëborës në fundjavë, ja akset problematike në zonën e Shkodrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fundjavë pritet që në zonat malore të Shkodrës të rikthehen reshjet e borës të cilat për momentin kanë pushuar. Kjo mund të sjellë probleme për drejtuesit e automjeteve të cilët shkojnë drejt Thethit apo Vermoshit në Malësinë e Madhe për të kaluar fundjavën pa goma dimri apo edhe pa zinxhirë.

Inxhinieri i Autoritetit Rrugor Shqiptar Hajro Sylja i bën thirrje përdoruesve të rrugës që të kenë kujdes dhe të jenë të përgatitur për të shmangur çdo aksident të mundshëm. Sipas ARRSH akset ku ka reshje bore më shumë janë Shkodër-Theth në Qafë Thore dhe Shkodër-Vermosh, por që vijojnë të jenë të hapura.

Shpesh herë përdoruesit e rrugës bëhen pengues për automjetet e firmave nënkontraktore në zonat malore thotë Sylja gjatë pastrimit të akseve nga bora sepse nuk janë të përgatitur.

Inxhinieri i ARRSH bën të ditur se cilat janë edhe akset ku ka rrëshqitje dheu apo gurësh në zonat e veriut ndërsa edhe atje drejtuesit e automjeteve duhet që të jenë të kujdesshëm.

Rruga e Vermoshit drejt Malësisë së Madhe dhe aksi në Qafë Thore që lidh Shkodrën me Dukagjinin janë më problematikat sa i përket reshjeve të borës por deri më tani nuk kanë shfaqur probleme pasi janë mbajtur të hapura./e.t

Të fundit

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera e parë që vij në...

Lajme të tjera

Web TV