Shqipëria, thyen rekord për përdorimin e energjisë së rinovueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat italiane: I afrohet Suedisë, arrin 44% të konsumit

Teksa Bashkimi Europian pret nga vendet anëtare të konsumojnë energji të rinovueshme në masën 42.5% deri në fund të dekadës, sipas Eurostat, Shqipëria ka arritur në nivelin e 44% ende pa qenë pjesë e familjes europiane.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane ‘Europa Today’, sipas së cilës vendi ynë i afrohet kampionëve skandinavë të Suedisë. Besjan Kadiu, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave të Energjisë në Ministrinë e Infrastrukturës shpjegon mënyrën se si është përllogaritur ky tregues.

“Ky prodhim mbulon 44% të konsumit të energjisë në vend. Konsumi i energjisë në vend është tërësia e energjisë që përdoret nga të gjithë segmentet e ekonomisë, qoftë nga prodhimi i energjisë, qoftë nga prodhimi i energjisë nga karburantet fosilë”.

Kadiu thotë se vlerësimi i Eurostat konfirmon nismat e ndërmarra vitet e fundit në kuadër të përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Europian për burimet e rinovueshme.

“Kjo arritje ka ardhur si rrjedhojë e politikave dhe strategjive të vendosura nga qeveria shqiptare lidhur me energjinë dhe klimën”.

Vitin e kaluar, pjesa e burimeve të rinovueshme në konsumin bruto të energjisë finale midis të 27 vendeve të BE-së arriti në 23%./O.S

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV