Kosova po mbushet me punëtorë të Bangladeshit, asnjë termin i lirë për viza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse shumë larg me kilometra, punëtorët aziatikë, posaçërisht qytetarë nga Bangladeshi ia kanë mësyrë me të madhe Kosovës për të punuar në sektorin privat, sa që nuk po arrijnë të procedohen aplikimet që nga muaji nëntor i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti.

Mediat në Kosovë kanë komunikuar me disa qytetarë të interesuar dhe me Ambasadën e Kosovës në Bangladesh, ku këta të fundit janë përgjigjur se janë detyruar të shtyjnë fillimin e marrjes së aplikimeve të reja për viza punësimi për kategorinë “D’’ deri në mars.

Komunikimi mes Ambasadës dhe aplikuesit

“Ne parashikojmë që në fillim të marsit të fillojmë me procedurën e re të vizave duke përfshirë listën e dokumenteve të reja dhe udhëzimet e reja”- shkruan në përgjigjen që ia ka kthyer Ambasada një ndërmarrësi të interesuar nga Kosova që të punësojë punëtorë nga Bangladeshi.

Të njëjtit aplikues, në nëntor Ambasada fillimisht i kishte kthyer përgjigje që nuk mund t’ia pranojë kërkesën për termin  për aplikim pune, pasi që Ambasada nuk ka termine të lira deri mbas 25 janarit.

Bazuar në përgjigjen e Ambasadës, ata kishin thënë që në fillim të janarit do të lëshojnë një njoftim të ri me procedura të reja, më efikase dhe më të shpejta aplikimi, të cilat do të përmisiojnë procedurën e aplikimit dhe dukshëm të shkurtojnë kohën e përgjigjeve.

Megjithatë, një gjë e tillë akoma nuk është publikuar në faqen e misionit diplomatik në Bangladesh.

E, as vetë ambasada dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Viza e tipit “D” është afatgjatë. Këto viza kërkohen për qëndrime që tejkalojnë periudhën tre mujore. Mes të tjerëve për këtë vizë mund të aplikojë një punonjës që do të punojë në një biznes në Kosovë ose për punësim sezonal.

Lexo edhe :  Prokuroria urdhëron bastisje në Ministrinë e Bujqësisë në Kosovë

Viteve të fundit nën arsyetimin se ka mungesë të fuqisë punëtore në sektorin privat ka nisur ky trend i punësimit të qytetarëve nga Azia Jugore.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, në tetor të vitit të kaluar kishte thënë që deri më tani në Kosovë kanë ardhur rreth 500 punëtorë nga Bangladeshi, të cilët Kosovën po e shohin si pikë tranzicioni për ikje në perëndim.

“Në Kosovë kemi treg të çrregulluar, punëtorët tani po zgjedhin. Nuk është koha kur pronarët e kompanive kanë thënë se nëse dëshiron të punosh mirë, nëse jo tjetri është duke pritur te dera… Këta (punëtorët nga Bangladeshi)  nuk vijnë për të punuar, por Kosovën e shohin si pikë tranzicioni për ikje në perëndim”- është shprehur Azemi./e.t

Të fundit

Turqia në flakë pas arrestimit të Imamoglu!Hidhen bomba molotov drejt turmave protestuese

Policia turke përdori plumba gome dhe gaz lotsjellës këtë mbrëmje ndaj njerëzve që ishin mbledhur para bashkisë së Stambollit,...

Dritan Shakohoxha thumbon FSHF-në për ndalimin e “Tifozëve Kuqezi” në Wembley

Gazetari i njohur Dritan Shakohoxha ka reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e akuzuar për përjashtimin e grupimit “Tifozët Kuqezi” nga tribunat...

Shtëpia e Bardhë: Biden vrau 8 milionë pula përpara inaugurimit të Trump

Në SHBA gjëra të çuditshme po ndodhin dhe rritja astronomike e çmimit të vezëve, nuk është as më e çuditshmja prej tyre. Situata tejet kaotike...

Komedia e një njeriu që është në hall

Spartak Ngjela Njeriu që vuan në këtë jetë është ai individ që ka hyrë në shërbim të një shteti armik, dhe punon kundër vendit të...

Putin urdhëron pashaportizimin e ukrainasve në Rusi deri më 10 shtator

Diskutimet për një paqe në Ukrainë kanë nisur të japin disa efekte administrative në Rusi. Një dekret i Presidentit rus, Vladimir Putin u kërkon ukrainasve që...

Lajme të tjera

Web TV