“Keni dy djem, mendoni për ta!”/ Kërcënohet me jetë gjyqtarja Arnisa Këlliçi (Letra)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë Arnisa Këlliçi ka marrë një letër kërcënimi me jetë, gjë që ka nxitur këtë të fundit të kërkojë mbrojtje të posaçme nga KLGJ.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë gjyqtarja në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku ajo shprehet se para pak ditësh është kërcënuar me jetë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për BalkanWeb kërkesën e gjyqtares, e cila shprehet se në letrën që ka marrë ka kërcënime për të, fëmijët e saj dhe familjen.

Zanafilla duket se lidhet me një kallëzim që kancelari i  gjykatës së Tiranës ka bërë në prokurori për një prokuror.

Kërkesa e gjyqtares:

Të nderuar!
Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Amisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.
Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.
Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme./E.T

“Keni dy djem, mendoni për ta!”/ Kërcënohet me

Të fundit

Trump po e shtyn botën drejt recesionit

Trump po e shtyn botën drejt recesionit Duke mësuar mësimet e vitit 2008, ne ende mund ta parandalojmë atë. Siç...

Më 21 prill Gjermania do të më dëbojë, për qëndrimin ndaj Palestinës

Katër prej nesh kemi marrë letra nga shteti që na thonë të largohemi ose të largohemi. Ky është një ilustrim i tmerrshëm i lëvizjes...

Olta Boka: Më ka marrë malli të udhëtoj njëherë vetëm me bashkëshortin

Intervistat e Olta Bokës janë të rralla, edhe pse në rrjetet sociale ajo është mjaft aktive me këshillat e saj. Këngëtarja është një nënë...

Misteri i vrasjes së Ilaria Sulës, anëtarë të tjerë të familjes Mark Samson nën hetim

Jo vetëm nëna e babai, por edhe të afërm të tjerë të Mark Antony Samson dyshohet se e kanë ndihmuar 23-vjeçarin të fshehë trupin...

Dje çeli fushatën, Berisha do të shpalosë sot programin në Pallatin e Kongreseve

Lideri demokrat Sali Berisha ka njoftuar paraditen e kësaj të shtune demokratët që të mblidhen në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve, sepse atje...

Lajme të tjera

Web TV