Kush e nisi shqiptarin në Bagdad? Artan Hoxha zbardh detaje të bujshme nga ekzekutimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i kronikës Artan Hoxha tha se vrasja e mafiozit të njohur irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”, është pritur me festime nga rivalët e tij në Suedi por dhe vende të tjera në Lindjen e Mesme.

I ftuar në Euronews Now, Hoxha zbuloi detaje të reja nga “skenari hollivudian i atentatit”, i cili u realizua nga 19-vjeçari shqiptar, Xhuliano Prenga.

Sipas gazetarit, Prenga është me origjinë nga fshati Gjegjan i Pukës dhe është larguar në moshën 8-vjeçare për të jetuar në Suedi me familjen.

I riu mund të jetë rekrutuar nga rivalët e Benzemasë, të cilët kishin vënë 1 mln euro shpërblim për kokën e tij.

Gazetari zbuloi se 19-vjeçari i kërkoi të ëmës t’i jepte para për udhëtuar nga Suedia në Bagdad, për të takuar një shok, por ajo nuk e lejoi. Më pas, organizatorët e vrasjes i kanë prerë vetë biletën dhe e kanë dërguar për të ekzekutuar një nga mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e Mesme.

Sipas Hoxhës vrasja e Benzema bëri që të ndërpriteshin të gjitha transmetimet në Irak dhe ngjarja të merrte vëmendjen maksimale.

Ai shtoi se Prenga ishte me pasaportë suedeze, por tatuazhi i Shqiponjës bëri që ai të identifikohej që ishte me origjinë shqiptare.

“Ajo që më bën çudi është fakti se si është e mundur që është fiksuar momenti që ai del nga motori dhe vete bën vrasjen, pasi është momenti pasi bën vrasjen dhe largohet. Është si një skenë filmi. Në momentin e parë janë ndërprerë të gjitha transmetimet dhe është future kjo ngjarje. Kështu jam vënë në dijeni ditën e parë, por mu duk e pabesueshme që një shqiptar të realizonte një vrasje në Bagdad. Por personi që ma tha e kishte dalluar nga të dhënat që kishte dhëne policia, pasi kishte tatuazh një shqiponjë dhe ata dyshuan fillimisht se ky mund të ishte shqiptarë. Vjen nga një zone katolike dhe nuk ka lidhje me besimin mysliman që ka ky grup”, tha Hoxha.

Lexo edhe :  Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Benzema ishte një nga tre liderët e grupit me 6 mijë anëtarë, “Dhelprat e Kurdistanit”, një grup që kontrollon trafikun e drogës në vendet skandinave, por dhe Lindjen e Mesme./e.t

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV