A lidhet pagjumësia te gratë me mungesën e kënaqësisë sek*uale? Ç’thotë studimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studimi, i publikuar në Elevier’s Journal of Psychosomatic Research, zbuloi se më shumë se gjysma e grave që kishin pagjumësi, kishin probleme me arritjen e orgazmës, si edhe kënaqësi më të ulët seksuale në përgjithësi.

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada punuan me 12,66 të rritur me një moshë mesatare 45 vjeç për të kryer studimin. Sipas The National Heart, Lung and Blood Institute, pagjumësia përkufizohet si një çrregullim i gjumit i karakterizuar nga vështirësia për të fjetur, për të qëndruar në gjumë dhe për të pasur gjumë cilësor.

Burrat me pagjumësi raportuan gjithashtu probleme seksuale, por jo aq shumë gratë. Burrat e privuar nga gjumi përbënin 23% të njerëzve që raportonin probleme me pakënaqësinë seksuale, ndërsa vetëm 12.5% e burrave me këto probleme nuk raportonin pagjumësi.

“Gratë kishin afërsisht dyfishin e shkallës së mosfunksionimit seksual dhe pagjumësisë sesa ajo e burrave,” u shpreh mjeku Wilfred Pigeon nga University of Rochester.

Pagjumësisë klinike ishte e lidhur fort me funksionin e dobët seksual si te burrat ashtu edhe te gratë.

Ekspertët thonë se duhet të bëni gjashtë deri në tetë orë pushim cilësor në natë, por kjo shpesh është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.

Për fat të mirë, ekspertët kohët e fundit kanë gjetur zgjidhje për katër probleme të zakonshme të gjumit: probleme për të fjetur, probleme për të qëndruar në gjumë, ndjenjë e lodhjes edhe pse keni fjetur mjaftueshëm dhe vështirësisë për të fjetur.

Ata që kanë probleme për të fjetur fillimisht, duhet të krijojnë një rutinë që përfshin fikjen e dritave, largimin e telefonave inteligjentë, etj. Problem gjithashtu mund të jetë gjumi shumë herët, gjë që mund të shkaktojë ankth dhe stres. Zakoni më i mirë është të shkoni në shtrat kur ndiheni i/e përgjumur, thonë ekspertët.

Lexo edhe :  E pazakontë në Kinë/ Burri padit farmacinë pasi i zbuloi tradhtinë: Shkatërroi dy familje

Gjëra të tilla si terapia për të reduktuar mendimet ankthioze dhe një ilaç pa recetë si melatonina mund të jenë të dobishme, megjithëse suplementet dhe ilaçet duhet të merren duke u konsulutuar me mjekun. E.Ç

Të fundit

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

‘DASH mbështet drejtësinë’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mahmutaj tha se vizita...

Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme!

Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se nuk ka më kohë për...

Lajme të tjera

Web TV