Refugjatët në Britani/ Avokati shqiptar në Londër tregon procedurat për lejen e punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigrantët që kanë kaluar përmes kanalit të La Manshit, u është dhënë në mënyrë të heshtur e drejta e punës në sektorët e ndryshëm të ekonomisë.

Rreth 16 mijë azilkërkuesve u është dhënë kjo e drejtë e punës nga të ardhurit në 2022, kur shifra ishte më e lartë prej rreth 45 mijë vetëve dhe kur shqiptarët anatemoheshin se kishin pushtuar Britaninë.

Avokati shqiptar në Londër, Sajmir Kumrija, se nuk bëhet fjalë për aprovim të së drejtës së punësimit për këta emigrantë, porse thjeshtë është komunikuar vendimi që ekzistonte prej kohës lidhur me të drejtën e azilit.

“Lidhur me ketë duhet saktësuar se nuk është aprovuar asnjë normativë e re që i jep të drejtën një qytetari që hyn ilegalisht përmes La Manshit, të punojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Është thjesht komunikuar ajo që ekzistonte prej kohës.

Çdo qytetar që hyn në MB, pretendon dhe kërkon të faktojë që ka të drejtën të kërkojë dosjen e azilit, Mbretëria e Bashkuar për faktin se nuk arrin dot të menaxhojë dosjen brenda 12 mujorëshit të parë kur qytetari ka kërkuar të drejtën për mbrojtje është e detyruar të pajis qytetarin me leje pune. Është pikërisht ko leje pune e marrë pikërisht pas 12 muajve qysh qytetari ka hapur dosjen, që të jep të drejtën të punojë.

Pra nuk merr asnjë qytetar që hyn përmes kanalit të La Manshit, leje pune kur mbërrin në MB. Fakti që ai merr leje pune është i lidhur me kalimin e  afateve që Homo Office e ka të detyruar të shqyrtoj dosjen dhe në rastin konkret flasim për 12 muaj, pra nëse qytetari hyn në MB dhe dosja e tij nuk shqyrtohet brenda 12 muajsh, në atë moment i lind nevoja Homo Office ta pajisë me dokument qytetarin që ka hyrë në mënyrë ilegale.”

Avokati Kumrija, pohon se të kundërtën e përsa më lart, emigrantët nëse nuk e vazhdojnë dosjen e azilit, rrezikojnë të drejtën e punës, në varësi të thyerjes së procedurave.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

“Por nëse gjatë 12 muajve gjatë këtyre muajve nuk ka qenë i kujdesshëm të vazhdojë dosjen e azilit, të raportojë pranë zyrave të Homo Office, të paraqitet të firmos pranë zyrave, dhe pse ai i ka kaluar 12 muaj fizikisht por ka çeduar dhe nuk ka respektuar rregullat e dosjes përgjatë qëndrimit ai po njihet se ka kaluar 12 muaj në MB por ka thyer rregullat e vazhdimit te dosjes kështu që atij e drejta e punës do ti mohohet sepse ka thyer rregullat e procedurës. Par asnjëri nuk merr leje punë që ka kaluar përmes kanalit.”/E.T

Të fundit

Prostitutat në Tiranë, shtohen rastet e infektimit nga HIV/AIDS

Shoqata e pacientëve me HIV/AIDS jep alarmin për rritjen e rasteve me HIV/AIDS në Tiranë dhe qytetet bregdetare, nga...

Risi në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada jep njoftimin

Duke nisur nga data 2 shtator e këtij viti do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të...

Një viktimë dhe disa të shtruar në spital! Fajin e ka… brokoli!

Një ngjarje tragjike që ka ndodhur në vetëm pak orë në Kalabri, por tashmë ka ndezur alarmet në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor kombëtar në...

Kodi i Ri Penal, Fatos Lubonja: Rama po e bën për të forcuar pushtetin

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News 24, foli për zhvillimet e fundit politike në vend. Lubonja, duke komentuar draftin e Kodit Penal, u shpreh...

Guardiola vs Amorim, nis “derbi” për lojtarin që kushton 120 mln euro

Manchester United thuhet se do të përballet me konkurrencën e Manchester City për nënshkrimin e mesfushorit të Brighton, Carlos Baleba. Sipas ESPN, Pep Guardiola...

Lajme të tjera

Web TV