Nusreti, ndez zemërim në rrjet, pasi donte të krenohej me faturën, gati 110,000 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai mund të ketë zotëruar tashmë një numër të konsiderueshëm restorantesh dhe ishte një kuzhinier i kompletuar, por Nusret u bë i famshëm kur i shtoi emrit të tij pseudonimin ‘Salt Bae’.

Kur filloi t’i hidhte mishit kripë sipas mënyrës së tij, atëherë u bë i njohur gjerësisht dhe tashmë është një nga figurat më piktoreske ndërkombëtare. Komentet kundër tij japin e marrin, si për pjatat shumë të shtrenjta në dyqanet e tij, ashtu edhe për faktin që kërcen si “majdanoz” në çdo rast në çdo event.

Reagime ka shkaktuar tashmë postimi i ri i shefit turk në Instagram, sipas të cilit një grup klientësh në restorantin e tij në Dubai kanë paguar një faturë prej 108 mijë eurosh. Nusreti donte me postimin e tij të tregonte se sa… shet, duke shkruar “paratë shkojnë e vijnë”, por rezultoi ti kthehet negativisht.

Kritikët thonë se fatura e gjatë është një fyerje për turqit punëtorë që luftojnë për të përballuar inflacionin në rritje dhe një normë papunësie prej 10%. Ndërkohë, të ftuarit e paparalajmëruar që vizituan Nusr-Et Steakhouse Dubai në Four Seasons Resort të shtunën, festuan me karpacio viçi, patate të skuqura, sallatë, bakllava dhe fruta, ndër të tjera.

 

 

 

Ata shijuan gjithashtu mish luksoz të veshur me ar, duke përfshirë një fileto mignon (270 dollarë) dhe tre biftekë (1,390 dollarë).

Ata i shoqëruan vaktet e tyre me katër martini (130 dollarë), dy shishe Chateau Petrus 2009 (53,900 dollarë), një shishe Petrus 2011 (17,700 dollarë) dhe pesë gota dyshe konjaku ekskluziv Louis XIII (7,500 dollarë).

 

Ata dhanë 24,500 dollarë shtesë në bakshish.

Mburrja e hapur e Salt Bae nuk u pëlqeu shumë komentuesve të indinjuar në Instagram. “Ky është një rast i njerëzve që kanë më shumë para sesa arsye të shëndoshë,” tha një person.

Lexo edhe :  Çfarë po fsheh Irani nga inspektorët ndërkombëtarë?

Gazeta turke Yeniçağ e akuzoi Salt Bae se ka treguar për pasurinë e tij ndërsa “qytetarët luftojnë për të përballuar jetesën me një pagë minimale prej 3 cent”.

Salt Bae ka themeluar një zinxhir prej më shumë se 20 restorantesh, duke përfshirë një në Manhattan që është mbyllur që atëherë. Shefi i njohur i kuzhinës ka shkaktuar reagime edhe në të kaluarën, pasi “ngarkon” në rrjetet sociale foto ekstravagante nga restorantet e tij./O.S

Të fundit

Trump: Nuk po i ofroj asgjë Iranit! S’jam si Obama!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra në rrjetet sociale ndaj senatorit demokrat Chris Coons, duke mohuar kategorikisht...

Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati Hoxha: “Partizani” do zgjasë

Avokati Arbër Hoxha thotë se gjykimi për dosjen “Partizani” do të zgjasë. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Hoxha u shpreh se ish...

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që mbrojnë shtëpinë. Në historinë e...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Lajme të tjera

Web TV