Robert De Niro përlotet teksa flet për të bijën 9-muajshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert De Niro pranon se ndihet shumë i lumtur që është bërë sërish baba në moshën 80-vjeçare. Ylli i “Goodfellas” u bë baba i Gia vitin që shkoi me të dashurën Tiffany Chen dhe në intervistën për revistën AARP, u emocionua kur foli për të bijën.

“Çdo gjë që më shqetëson dhe më bën merak ikën sapo e shoh atë”, tha aktori. “Është e mrekullueshme”, shtoi ai.

De Niro theksoi faktin se nuk është aq i sigurt çfarë do bëhet e bija kur të rritet, as nuk është i bindur nëse do arrijë ta shohë prej moshës së vjetër, por pavarësisht kësaj, është i vendosur të shijojë të tashmen.

“Ka një mënyrë shumë të ëmbël sesi të sheh, si të jep vëmendje, të vëzhgon dhe ruan”, nisi të thotë Robert teksa u përlot.

45-vjeçarja Chen, u bë nënë e vajzës në 6 prill të 2023-shit, por De Niro nuk e zbuloi ardhjen e saj në jetë deri një muaj më vonë, kur një gazetar e pyeti për 6 fëmijët dhe ai e korigjoi duke i theksuar: Tashmë janë 7.

Çifti u takua në 2015-ën në setin e “The Intern” dhe u panë në Spanjë bashkë vitin pasardhës.

Disa vite më vonë, instruktorja e arteve marciale dhe De Niro u fotografuan duke festuar 78-vjetorin e tij në Francë.

De Niro është gjithashtu babai i: Drena (52 vjeç), Raphael (47 vjeç), binjakëve Aaron dhe Julian (28 vjeç), Elliot (26 vjeç) dhe Helen (12 vjeç)./E.Ç

Të fundit

Rama ‘thumbon’ koalicionin e Berishës/ Kujtim Gjuzi, simbolika e ‘Shqipërisë Madhështore’

Kryeministri Edi Rama ironizon koalicionin e Sali Berishës me Metën dhe 24 parti të tjera. “Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika...

Media zvicerane ”Blick”: Shqipëria, në kulmin e saj turistik

Barometri Botëror i Turizmit tregon se vendet klasike të pushimeve verore si Spanja, Greqia dhe Turqia tërheqin turistë më së shumti, por kur bëhet...

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Ushqyesit më të nevojshëm gjatë agjërimit

Çdo vit, besimtarët mbajnë agjërim që nga agimi deri në perëndim të diellit për 29 ose 30 ditë, një ritual përkushtimi ndaj Zotit. Në këtë...

Aktivitetet sizmike boshatisin rrugët e destinacioneve turistike në Greqi

Aktiviteti sizmik në Detin Egje ka boshatisur rrugët e destinacioneve turistike më të njohura të Greqisë, pasi shqetësimet për një tërmet të madh të...

Aksident në Laprakë/ Pas përplasjes me një automjet, ambulanca përmbyset në mes të rrugës

Mbrëmjen e djeshme, një aksident ka ndodhur në Laprakë, në zonën e njohur si “Kupola”, ku një ambulancë është përplasur me një automjet. Burime bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV