VOA: Për të mbijetuarit e Holokaustit, masakra e 7 tetorit ngjall kujtime të zymta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, Zvi Solow ishte një pesë vjeçar në Varshavë. Së bashku me familjen e tij, ai iku në Itali, Greqi dhe Australia dhe përfundimisht gjeti strehim në vitin 1959 në vendbanimin Nirim në kufi me Gazën.

SHBA- Sot bota shënon Ditën Përkujtimore të Holokaustit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e shënoi ditën me anë të një deklarate ku shprehet se sot dhe çdo ditë bota mban zi për gjashtë milionë hebrenjtë dhe pjesëtarë të grupeve të tjera të diskriminuara, që u vranë gjatë Holokaustit nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Ai shpreh shqetësimin për rritjen e antisemitizmit dhe thotë se Shtetet e Bashkuara rikonfirmojnë angazhimin për të luftuar kundër mohimit dhe shtrembërimit të së vërtetës së Holokaustit, duke folur hapur dhe duke ngritur zërin kundër urrejtjes në të gjitha format e saj, përfshirë antisemitizmin dhe çdo lloj intolerance. Ndërkohë në Izrael shumë njerëz po e krahasojnë gjenocidin gjatë Holokaustit me masakrën e 7 tetorit të kryer nga grupi militant Hamas. Disa nga të prekurit e 7 tetorit janë të mbijetuar të Holokaustit.

Kur filloi Lufta e Dytë Botërore, Zvi Solow ishte një pesë vjeçar në Varshavë. Së bashku me familjen e tij, ai iku në Itali, Greqi dhe Australia dhe përfundimisht gjeti strehim në vitin 1959 në vendbanimin Nirim në kufi me Gazën. Militantët e Hamasit sulmuan vendbanimin Nirim më 7 tetor, gjatë sulmit terrorist ndaj Izraelit që shkaktoi 1,200 të vdekur, përfshirë edhe pesë viktima nga Nirimi. Hamasi rrëmbeu edhe 240 pengje, përfshirë fqinjët e zotit Solow.

“U zgjuam në orën 6:30 të mëngjesit, kishte të shtëna jashtë. Dëgjuan njerëz që po flisnin, po thërrisnin në arabisht, që po vraponin nga shtëpia në shtëpi. Mbyllëm derën dhe pritëm që ushtria të vinte të na lironte. Por atyre iu deshën shtatë orë.”

89-vjeçari Solow thotë se për të është e dhimbshme që është detyruar të braktisë shtëpinë e tij, ku ka jetuar për gati shtatë dekada dhe nuk është i sigurtë, se kur do të jetë në gjendje të kthehet aty. Ai thotë se kjo përvojë e hidhur i riktheu kujtimet e fëmijërisë, kur detyrohej t’u ikte nazistëve, duke u bërë refugjat pa shtëpi për shumë vite. E mbijetuara polake e Holokaustit Sarah Jackson thotë se detyrimi për t’u evakuuar nga vendbanimi Sa’ad, ku kishte jetuar për gjashtë dekada, po ashtu i ngjalli asaj kujtimet e fëmijërisë si refugjate. Gjatë sulmit të 7 tetorit, zonja Jackson u fsheh me orë të tëra në dhomën e sigurisë brenda shtëpisë së saj, bashkë me gjashtë të rinj që kishin ikur nga masakra në festivalin e muzikës Nova. Disa prej tyre e vizituan së fundmi për ta falenderuar.

Lexo edhe :  Rrugët kthehen në lumenj në Spanjë, breshri zbardh zonat turistike

“Ata njerëz të dashur erdhën në shtëpinë time. Nuk më kujtohet nëse kërkuan leje. Shkuan te porta, e mbyllën portën. Në qoshe të dhomës kam një kolltuk shumë të madh dhe ata e vendosën kolltukun te dera. Dhe të gjithë u futëm në dhomën e sigurisë.”

Historianë, si Robert Rozett pranë Qendrës Përkujtimore Botërore të Holokaustit në Jerusalem, thonë se Holokausti është ende pjesë qendrore e ndërgjegjes izraelite dhe se sulmet e 7 tetorit mund të kenë nxitur një ndjenjë të traumës kolektive.

“Ato që ndodhën me 7 tetor, si përvoja e njerëzve që qëndruan të ngujuar me orë të tëra në dhoma sigurie, u kujtuan njerëzve atë që kishte ndodhur në getot ku i mblidhnin, gjatë periudhës së Holokaustit.”

Militantët e Hamasit qëlluan dhe plagosën rëndë të riun Tomer Zadik, i cili ishte në festivalin e muzikës Nova dhe po provonte t’u ikte. Stërgjyshi i tij, Jacobi, mbijetoi Holokaustin duke u hedhur nga treni që ishte rrugës për në Auschwitz.

“Tetëdhjetë vjet më pas, ne kemi shtetin tonë dhe stërnipi i Jacobit, në shtetin të cilin Jacobi ka punuar për të krijuar që diçka e tillë të mos ndodh më kurrë, e gjeti veten duke u fshehur në pyll me orë të tëra, pasi ishte qëlluar, duke luftuar për jetën e tij dhe në pritje për ta shpëtuar. Mendoj se kjo ngjajshmëri e tmerrshme ndërmjet përjetimit tim dhe përjetimit të stërgjyshit tim tregon qartë se çfarë ndodhi më 7 tetor.” Traumën e 7 tetorit, si traumën e Holokaustit, izraelitët do t’ua përcjellin gjeneratave të ardhshme./O.S

Të fundit

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit!Dumani: S’keni të dhëna!

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të...

Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht...

Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun!

Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja mësohet...

Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi 11 vite burg për Leonard Luzin, i cili do të vriste Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn. Lihen...

E pyesin për LaCivita-n, kryedemokrati: Edhe Sali Berisha ka privatësinë e tij…

“Arkitekt” i fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike këtë vit. Po tani që ky proces u mbyll, çfarë ka ndodhur me Chris LaCivita? Kryedemokrati Sali Berisha...

Lajme të tjera

Web TV