I vdiq djali/ Ish-efektivi nuk duron dot dhimbjen, ekzekuton të gjithë familjen dhe veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-efektiv policie ka vrarë famiiljen e tij dhe më pas veten në Podgoricë të Malit të Zi. Vijesti shkruan se tragjedia ka ndodhur gjysmë ore pas mesnate.

Ish-efektivi i policisë me inicialet M.D ka vrarë gruan dhe djalin me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar veten. Në deklaratën e Drejtorisë së Policisë, thuhet se M.D. ishte punonjës i tyre në pension, ndërsa gruaja e tij ishte edukatore, raportojnë mediat e huaja.

Hetimet në vend janë kryer nga prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe oficerëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë. Sipas informacioneve të disponueshme, arma e cila është përdorur si mjeti i kryerjes së kësaj vepre ka qenë në posedim privat, në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri, për të cilat policia do të konstatojë nëse ato janë në posedim të ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Ata shtojnë se sipas të dhënave që disponon aktualisht Drejtoria e Policisë, dyshohet se motivi i këtij krimi ka qenë gjendja e akumuluar e shkaktuar, pasi djali i tij ka ndërruar jetë./E.T

Të fundit

Dhunohet gjatë ndeshjes Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit

Një sherr mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi” ku...

Temperaturat do të arrijnë 30 gradë! Ja qytetet më nxehtë në 5 ditët në vijim

Pas motit pranveror që do të mbizotërojë këtë fundjavë, javën tjetër Shqipëria do të përjetojë një mot të nxehtë me temperatura tipike të verës....

Mbijetesa në Superiore sjell “luftë”, java e 34-ët me përplasje direkte

Tre javë përpara fundit, në elitën e futbollit shqiptar luhet për një vend në Evropë, por “lufta” më e fortë bëhet për të mbijetuar....

Studimi/ Mënyra e jetesës pas të 50-ave përcakton vdekjen

Është logjike, por kur propagandohet nga më shumë se 120 studiues, tingëllon edhe më urgjente: Pas të 50-ve burrat dhe gratë duhet të shmangin...

Marrëveshje me produksionin? Olsi reagon pas takimit me Eglin!

Olsi Bylyku ka reaguar pas takimit me ish-partneren e tij Egli Takon në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Olsi u ka kthyer përgjigje...

Lajme të tjera

Web TV