Zhdukja e mistershme e ish-efektivit Preni/ Bashkëshortja: Më përcolli për te vëllezërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-efektivi në komisariatin e Fushë-Krujës, Anton Preni, rezulton i zhdukur që prej 5 gushtit të 2012-ës dhe ende nuk ka asnjë gjurmë për fatin e tij.

Bashkëshortja e tij, Bardhe Preni, ka treguar se ish-efektivi ishte nisur për të shkuar si çdo ditë në punë, në fabrikën e Tullave të Fushë-Krujës.

“Antoni ishte një familjar i rregullt dhe për gruan dhe për fëmijët. Ai punonte me shtetin, me policinë, pasi u kap vëllai i tij sepse kishte bërë një vrasje filloi punë tek fabrika e çimentos, 5 vjet. Pas 5 vjetësh e zhdukën, se si është historia nuk e di”, u shpreh ajo për emisionin e Klodiana Lalës.

Bashkëshortja e të zhdukurit rrëfen se lajmin e ka mësuar nga vajza e tyre, e cila kishte vërejtur mungesën e të atit, ndërkohë që e ëma kishte shkuar te vëllezërit e saj në Tiranë.

“Momenti i fundit ka qenë ditë e shtunë që më ka përcjellë për të ikur në Tiranë te vëllezërit e mi. Më ka marrë vajza në telefon dhe më ka thënë ‘mami, babi nuk ndodhet në shtëpi’. I kam thënë ‘si nuk ndodhet në shtëpi’. ‘Po më thotë nuk ka ardhur’. Vajza ka tentuar duke pyetur gjithandej shoqërinë që ka pasur. Unë them si ka mundësi prej në orën 6.30 të mëngjesit deri në orën 16.00 mos të bjerë një telefonatë nga puna, duke qenë se ai kishte harruar dhe telefonin në shtëpi. Asnjë telefonatë, vetëm ka tentuar goca dhe i ka treguar një i turnit të dytë, i ka thënë ‘babi yt nuk ka ardhur në punë sot’”, thekson Bardha Preni.

Një nga pistat e zhdukjes lidhet me vrasjen e Shkëlqim Malokut në 1999-ën nga Robert Preni, ky i fundit vëllai i ish-efektivit.

Lexo edhe :  Armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua në qendër të Athinës, ja kush është Roan Brahimi

Por Bardhe Preni deklaron se bashkëshorti i saj ka qëndruar i mbyllur vetëm dy javë pas vrasjes dhe më pas ka vazhduar të shkojë në punë si gjithmonë.

Ajo gjithashtu thekson se Anton Preni ka punuar në fabrikë me të afërm të Shkëlqim Malokut dhe nuk ka pasur konflikte.

“Shkëlqim Malokun e ka vrarë Robert Preni. Pastaj në filluam duke u ruajtur se do të na vrasin. Pastaj filloi duke dalë në punë burri. Filloi punë. Dy javë ka qëndruar në shtëpi kur u bë vrasja. Vrasja u bë në Marikaj në 1999.

Burri im ka punuar me njerëzit e atyre që ishim në gjak tek fabrika e çimentos/e tullave. Ishin kushërinjtë në punë dhe ai ka punuar me to. Nuk ka pasur asnjë konflikt me to, asnjë gjë. Për pesë vjetësh që ka punuar nuk ka patur asnjë gjë. Mbrapa ndodhi konflikti”, nënvizon Bardhe Preni.

Të fundit

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në mesditë dhe pasdite...

Ja pse stresi bën që të shtoni peshë

Stresi ju bën të shtoni peshë: disa kërkime shkencore e konfirmojnë këtë njëherë e përgjithmonë. Pavarësisht nga lloji i reagimit që kanë njerëzit individualë...

U vra sot me armë zjarri, efektivi Novruz Cenalia ishte martuar para një muaji

Një detaj prekës mësohet për Novruz Cenalian, efektivin e forcave “Shqiponja”, që u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të...

Richard Orlinski në Tiranë/ Veprat e skulptorit të njohur çelin javën franceze në Tiranë

Veprat e skulptorit të njohur francez Richard Orlinski kanë ardhur në Tiranë dhe janë ekspozuar përpara Piramidës. Me këtë ekspozitë hapet java kulturore franceze në...

Dëshmia në SPAK/ Bardhi kërkon ndryshim të datës, zbulohet arsyeja

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme një shkresë me anë të së cilës kërkon që marrja në...

Lajme të tjera

Web TV