Ndryshon Kodi Penal, marrëdhëniet me 14 vjeçarë, krim! Rritet dënimi i abuzuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pa u mbyllur ende një muaj, në vendin tonë 6 të mitura kanë rënë pre e krimeve seksuale.

Në Divjakë një e mitur 14 vjeç ishte martuar ndërkohë në Pogradec një 12 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga djali i bashkëjetueses së nënës. Ndërkohë tronditës ishte dhe rasti i shfrytëzimit seksual që i ishte bërë për gati 2 vite një vajze tani 16 vjeç nga një 42 vjeçar me profesion mjek duke e prezantuar si gruan e tij të 4. Nga ana tjetër 3 të mitura 15, 16, 17 vjeç në një fshat të Fushë Krujës shfrytëzoheshin për prostitucion për rreth 6 muaj nga 4 të rinj.

Kjo panoramë ka sjellë në vëmendje kodin penal i cili një marrëdhënie seksuale me një të mitur mbi 14 vjeç nuk e cilëson kriminale.

“Duke vendosur në ligji moshën 14 vjeç si moshë e lejuar për dakordësinë për të kryer marrëdhënie seksuale, deri në 18 vjeç ky ligj ka një vakum. Ka mangësi gjithashtu  në lidhje me diferencën që ka personi që hyn në marrëdhënie me të miturin. Nuk e cakton sa duhet të jetë. Duhet hequr edhe përcaktimi për pjekurin seksuale se në këtë formë ulet akoma mosha dhe mjekësia ligjore detyrohet të nxjerrë raporte të sforcuara për të justifikuar marrëdhënie.“-shprehet eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Kodi penal do të ndryshojë dhe seksioni i krimeve seksuale nga 8 nene që ka tani do të ketë 23. Sipas Draftit të hedhur për diskutim, mosha për të shprehur dakortësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç.  Po ashtu parashikohet të rritet edhe dënimi.

Sipas ndryshimeve kryerja e akteve me natyrë seksuale me një person të mitur të moshës deri gjashtëmbëdhjetë vjeç, do të dënohet me  burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Përjashtim do të ketë vetëm kur I mituri hyn në një raport intim me një person deri në 2 vite më të madh se ai.

Lexo edhe :  Vlorë/ Shembja e ndërtesave pranë Portit, banorët përplasen me Policinë

Në zë i veçantë i është dhënë dhe veprave penale si dhuna seksuale, ekspozimi i të miturve në akte seksuale, manipulimi, prostitucioni dhe pornografia me të mitur etj./E.T

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV