“Nëse Himara i kalon opozitës bie qeveria”, zëdhënësi i Belerit sulmon Apelin e Posaçëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi dhe njëkohësisht edhe zëdhënës i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli i ftuar këtë të hëne në një emision televiziv, komentoi vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili refuzoi kërkesën e Belerit për t’u lejuar të betohet si kryetar i bashkisë Himarë. Dhuli thotë se gjykata sot miratoi vendimin e Shkallës së Parë e cila bëri një interpretim kushtetues.

Nga ana tjetër, ai shton se nëse Himara i kalon opozitës bie qeveria. Kjo pasi aty janë grabitur shumë prona dhe Edi Ramës nuk i intereson kjo. Problemi për kryeministrin sipas Dhulit nuk është Beleri, por Himara dhe pronat e saj. Por çështja do të vijojë, thotë Dhuli, në rrugë ligjore deri në Strasburg.

“Gjykata sot ka miratuar vendimin e Shkallës së parë që bëri interpretim kushtetues. Kush ia jep këtë fuqi gjykatës shkallës së parë. Gjykata ka bërë një çmenduri ka shkuar në ekstrem ka bërë doktrinë ligjore. 

E kam rithënë në rast se Himara i kalon opozitës bie qeveria. Janë gjithë ato prona të grabitura. Pasi bashkia zotëron 70% të detit Jon. Është Rama gati të lejoj rrëzimin e qeverisë së tij në këtë moment?! Prandaj Belerit i hiqet e drejta për t’u betuar. Problemi për Ramën nuk është Beleri, por bashkia Himarës. Nëse gjykata shqiptare shkruan marrëzira, në Strasburg kjo nuk ndodh. Është shuar e drejta e votës. Kam zgjedhur kryetar bashkie me votë. Edi Rama thotë pavarësisht se çfarë ke votuar ti, e emëroj unë. Kush ja jep këtë të drejtë? Nuk duhet të jetë kështu. Rruga ligjore, do të ezaurohen të gjiha instancat e drejtësisë shqiptare. Mesa duket në Shqipëri nuk merr dot drejtësi.”, tha Dhuli./e.t

Të fundit

EURO U-17 në Shqipëri, Portugalia dhe Franca në finale, eliminohen Italia dhe Belgjika

Portugali-Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17, që do të luhet më 1 qershor, në “Arenën Kombëtare”. Portugalia...

Tiranë, alarm për bombë te parkimi i hotelit, policia rrethon zonën! Dyshohet për…

Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një...

Merr flakë makina në autostradën Tiranë-Durrës! Shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip "Benz C Class" është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve paraprake automjeti është djegur për...

Dy 14-vjeçarë ngacmojnë një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

Prokuroria e Elbasanit po heton një rast të rëndë të ngacmimit seksual në Elbasan. Më konkretisht raportohet se një 12-vjeçare ka rënë pre e...

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e ‘grave të pabindura’

Imazhe të publikuara në media dhe rrjetet sociale tregojnë tmerrin që përjetojnë gratë në të ashtuquajturat “strehimore bindjeje” në Arabinë Saudite, ku ato i...

Lajme të tjera

Web TV