Trondit Erdogan/ Presidenti turk krijon parti në Gjermani dhe fton njerëzit t’i bashkohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka krijuar një parti politike për “personat me rrënjë të huaja” në Gjermani që “do të qëndrojë kundër racizmit anti-musliman”.

Erdogan njoftoi se Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA), e cila u krijua zyrtarisht më 7 janar, do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane që do të mbahen në qershor të këtij viti.

Partia, e cila është një degë e partisë së vetë udhëheqësit në Turqi, AKP, ka nxitur reagime dhe shqetësime të menjëhershme nga partitë e tjera në Gjermani.

Cem Özdemir, ministri gjerman i Bujqësis, i cili ka një prejardhje turke shkroi në X: ‘Një degë e Erdoganit që kandidon për zgjedhje këtu është gjëja e fundit që na duhet.’

Ndërsa Jens Spahn, nënkryetari i partisë më të madhe opozitare konservatore (CDU), gjithashtu shkroi në X: ‘Një degëzim Erdogan-AKP në Gjermani do të ishte një tjetër parti ekstreme në vend.’

Krijimi i partisë nga Erdogan pasi ligji u ndryshua muajin e kaluar që bëri të mundur që ata që jetojnë jashtë BE-së të kenë shtetësi të dyfishtë në Gjermani, gjë që ka potencialin t’u japë të drejtën e votës 1.5 milionë turqve që jetojnë në Gjermani./O.S

Të fundit

Shembet çatia e restorantit në Itali, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Çatia e një restoranti të njohur në Terracina, një qytet bregdetar në provincën e Latinës në Itali, është shembur...

Liqeni i Treganit rrezikon të shterojë, fermerët paralajmërojnë krizë uji në Elbasan

Një qytetare ka ngritur një shqetësim serioz për gjendjen e liqenit të Treganit, në zonën e Llixhave të Elbasanit. Sipas saj, diga që kontrollon rrjedhjen...

“Institucion fondamental”/ BE, apel politikës shqiptare: Të ndalen presionet ndaj SPAK

Ambasadori i bashkimin Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato deklaroi këtë të martë se SPAK është një institucion fondamental. Nga ana tjetër ai i...

Izraeli e nominon për Nobel të paqes, Trump shtron gosti për Netanjahun

Puthje, shtrëngime të forta duarsh dhe më pas dyert e Shtëpisë së Bardhë u hapën në dy kapakë. Kryeministri Izraelit, Benjamin Netanjahu, u prit...

Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë masivin pyjor pranë Liqenit të Luleve

Një masiv pyjor në Parkun Kombëtar të Lurës, në qarkun e Dibrës, është përfshirë nga flakët këtë të martë, duke rrezikuar seriozisht zonën natyrore...

Lajme të tjera

Web TV