Protestë për qumështin/ Blegtorët takohen me ministren e Bujqësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 100 blegtorë nga rrethet e Jugut u mblodhën për të protestuar sërish në urën Kardhiqit në hyrje të aksit Kardhiq-Delvinë.

Ata janë takuar me ministren e Bujqësisë Anila Denaj për t’i prezantuar katër pikat kryesore të protestës: rritjen e çmimit të shitjes së qumështit, dyfishimin e subvencioneve, sistemimin e lerave malore dhe mundësimin e kontratave 15 vjeçare për kullotat.

Blegtorët i kërkuan ministres ndërhyrje për heqjen e monopolit të fabrikave përpunuese, të cilat po diktojnë çmimin dhe kushtet e bashkëpunimit.

Denaj foli për një hetim që po kryhet për punishtet përpunuese ndërsa premtoi se kostot dhe format e subvencionimit për blegtorët po rishikohen.

Lëvizja u nxit prej uljes drastike të çmimit të qumështit të deles nga 160 lekë për litër në 120 lekë për litër aktualisht. Kjo ulje ka shkaktuar një dëm të lartë financiar për blegtorët që ka çuar sipas tyre në reduktimin e tufave dhe braktisjen e sektorit. Ata thanë gjatë takimit se janë duke u favorizuar produktet e importit të bulmetit dhe mishit duke konkurruar në çmim produktin vendas. Sipas tyre kjo situatë kërcënon mbijetesën e sektorit dhe të industrisë ushqimore vendase./O.S

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV