Shoqata e Autoshkollave nis protestën para DPSHTRR, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata Kombëtare e Autoshkollave ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të hëne një protestë në mënyrë që të dëgjohen kërkesat e tyre. Sipas tyre, ndryshimet e fundit që janë bërë sa i përket pagesave të lejeve të drejtimit dhe kohëzgjatja e tyre ka shtuar më tej shpenzimet e autoshkollave dhe ata nuk janë dakord.

Protesta e tyre u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Protestuesit thanë se në me këto ndryshime janë shkelur të gjitha të drejtat e tyre dhe nuk po zbatohet Kodi Rrugor, nuk po zbatohen VKM-të, sikurse edhe marrëveshjet e kryera ndër vite me Ministrinë e Infrastrukturës.

Shoqata pretendon se ka pasur mënjanim dhe mosinformim në kohën e duhur si grup interesi që janë, para se vendimi të merrej nga institucionet përkatëse.

Protestuesit thanë se tarifat janë vendosur pa u diskutuar me ta, çka do të thotë që i rëndojnë më tej buxhetet e tyre. Protestuesit u ankuan edhe se ka shumë probleme sa i përket formalizimit të tregut, pra ka shumë autoshkolla të cilat në fakt nuk zbatojnë rregullat dhe Kodin siç duhet qoftë sa i përket orëve të mësimit, ekspertëve apo edhe pagesave dhe kjo sipas tyre shkel barazinë në lojë.

Bojkoti në të gjitha drejtoritë do të zhvillohet vetëm sot. Ata lanë një afat deri në fundjavë, dhe nëse nuk merren masa, do të ketë një protestë të shtunën para kryeministrisë ku do të vijnë autoshkollat e vendit dhe do të ketë një përshkallëzim të protestës së tyre.

Kujtojmë se rreth një vit më parë, autoshkollat ishin dakord për një rritje të tarifave për lejen e drejtimit, por për shkak të polemikave që pati tek qytetarët, u anulua. Autoshkollat shprehen se duhet të ketë një rishikim pasi kostot e tyre janë të larta.

Lexo edhe :  Porosia e Partisë Demokratike për numëruesit: Të kontestohet çdo votë e ardhur nga Greqia

Gjithashtu kujtojmë se javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka bërë rishikim dhe indeksim për të gjitha shërbimet dhe tarifat që ofron. Në njoftimin e saj, Drejtoria thotë se ka një për disa kategori ka rritje të vlefshmërisë së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos./e.t

Të fundit

Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

Këngëtari amerikan, Chris Brown, është liruar me kusht nga një gjykatë në Londër, pas një akuze për një incident...

DEA thirrje qytetarëve: Na informoni për trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë me dije se linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA kundër narkotikëve është aktive në vend. Në...

Kuvendi rinis punimet/ Të enjten e ardhshme seanca e parë pas zgjedhjeve

Pas një mungese të gjatë, të enjten e ardhshme deputetët do t’i drejtohen Kuvendit të Shqipërisë për seancë plenare. Urdhri për mbledhjen e Kuvendit në...

Berisha duhej të jepte dorëheqjen! Nëse s’ka reflektim, PD do kthehet në parti familjare!

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, në një intervistë për Report Tv, ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke ngritur akuza...

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit, babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren

Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili u vra nga bashkëmoshatari...

Lajme të tjera

Web TV