718 leopardë bore në Indi nën kërcënimin e rrezikut të zhdukjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leopardi indian i borës klasifikohet nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës si një specie e cënueshme. Kjo specie prej vitesh përballet me kërcënime të ndryshme për mbijetesë sepse po humbet habitatin e saj për shkak të zgjerimit të vendbanimeve, por është edhe një objektiv për gjuetinë pa leje. Anketa e Programit të Vlerësimit të Popullsisë së Leopardit të Borës në Indi (SPAI) u krye nga viti 2019 deri në vitin 2023 dhe në Indi mbuloi afërsisht 120,000 kilometra katrorë të habitatit të tij në të gjithë rajonin Trans-Himalayan.

Deri më tani, shpërndarja e leopardit të borës në Indi nuk mund të përcaktohet për shkak të mungesës së anketimeve të gjera të kësaj specie që do të mbulojë të gjithë vendin”,-tha Ministria e Mjedisit në një deklaratë.

Kamerat e aktivizuara me lëvizje të instaluara në të gjithë vendin identifikuan 214 leopardë individualë të borës dhe anketuesit analizuan gjurmët e tyre dhe të dhëna të tjera për të vlerësuar popullsinë totale në 718.

Popullata e leopardit të borës tregon shëndetin e ekosistemit. Hulumtimi mund të ndihmojë në identifikimin e kërcënimeve të mundshme për habitatin e leopardit dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.

“Integriteti i këtyre habitateve në lartësi të mëdha është i ndërthurur me strukturën socio-kulturore të komuniteteve lokale dhe mirëmbajtjen ekonomike të popullsisë që jeton në rrëzë të këtyre zonave”,-thuhet në raport.

Gjithashtu shtohet se rreth 70% e habitatit të leopardit është i pambrojtur dhe se, për të siguruar mbijetesën afatgjatë të tyre, është i nevojshëm monitorimi i vazhdueshëm i saj./O.S

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV