Banesat e reja në Pezë, më 16 shkurt hidhet shorti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 16 shkurt do të hidhet shorti për 22 familjet që do të marrin banesa të reja nga programi i rindërtimit. Bashkia e Tiranës do të organizojë brenda ambienteve të lagjes së re “Pezë”, ora 11: 00, shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit, në objektet e ndërtuara në lagjen e re “Pezë”, për sistemimin e subjekteve përfituese të programeve të rindërtimit. Shorti publik do të hidhet për strukturën e banesës takuese sipas përcaktimeve të vendimit të këshillit bashkiak Tiranë për të cilën
Qytetarët janë shpallur përfitues.

Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit në objektet e reja, do të bëhet sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shorteut publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit, që gjendet e afishuar pranë njësisë administrative dhe faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë.

Në rast se përfituesi apo përfaqësuesi i tij i pajisur me prokurë, nuk paraqiten dot, atëherë të drejtën e përzgjedhjes e ushtron Kryetari i Komisionit, në prani edhe të subjekteve të tjera përfituese dhe rezultati i përzgjedhjes pasqyrohet në procesverbal në të cilin evidentohet e gjithë kjo procedurë./e.t

Të fundit

Gazetarja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Vasili u zgjodh...

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, përplasen dy makina, tre persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje te tuneli i Kalimashit në rrugën e Kombit. Mësohet se dy makina janë përplasur...

Njerëzit e zgjuar zgjedhin vetminë për një arsye shumë interesante

Shumë njerëz besojnë se vetmia shkaktohet nga paaftësia për t’u socializuar apo mungesa e miqve. Por rezulton se edhe kur jemi të rrethuar nga...

Dështon për herë të gjashtë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të gjashtën herë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Edhe në mbledhjen e sotme, deputetët nuk kanë votuar Albulena Haxhiun, propozimin e...

Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

U përpoq t’i arratisej policisë, por kishte bërë një gabim fatal. E në këtë mënyrë, një 20-vjeçar shqiptar përfundoi në burg në Britaninë e...

Lajme të tjera

Web TV