Dimri i butë “paralizon” restortet dimërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Malet kanë ngelur pa dëborë, bizneset në malin Terminillo janë mbyllur

Ky vendpushim në Italinë qendrore është pothuajse i zbrazët nga turistët për shkak se male të tëra këtë dimër kanë mbetur pa dëborë. Mali Terminillo, i cili ngrihet 2217 metra i lartë në Apenine dhe është normalisht një destinacion i preferuar për të pasionuarit pas sporteve dimërore këtë vit ka mbetur i shkretë. Restorantet dhe baret janë pothuajse të gjitha të mbyllura dhe askush nuk vjen për të marrë pajisje me qira për të bërë ski. Pronarët e bizneseve fajësojnë ndryshimet klimatike për këtë situatë.

“Jemi në vitin e dytë të përvojës në menaxhimin e objekteve të skive. Vitin e kaluar, në përgjithësi, sezoni shkoi mirë. Fatkeqësisht, kushtet klimaterike nuk po e favorizojnë biznesin tonë këtë vit”, thotë një prej tyre.

Jo vetëm që nuk ka rënë kurrë borë, por temperaturat e larta madje e kanë bërë të pamundur prodhimin e borës artificiale.

“Nuk kemi pasur kurrë një sezon të tillë, është e vështirë. Ne e hapim dyqanin në mëngjes dhe e mbyllim në mbrëmje dhe për sa kohë  do të vazhdojë kjo nuk e dimë, por gjithsesi shpresojmë për më të mirën”, shton një tjetër.

Italia do të përdorë Lojërat Olimpike Dimërore në 2026 për të promovuar destinacionet e saj më të bukura dimërore, por me rënien e reshjeve të borës, një numër në rritje i resorteve po shqyrtojnë burime alternative të të ardhurave.

Rreth Terminillos, i cili normalisht ofron më shumë se 9 kilometra për t’u marrë me sporte dimërore vendasit kanë frikë se panorama e shpateve të mbushura me dëborë do të jenë thjesht dhe vetëm një kujtim i së shkuarës./O.S

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV