Rriten rastet e bullizmit në internet, TikTok dhe Telegram të rrezikshme për fëmijët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozimi i fëmijëve në internet, ku ata përballen me forma të ndryshme kërcënimi apo bullizimi, është rritur 4 herë gjatë vitit që lamë pas. Mësesja Eralda Beleri e ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv thotë se bullizmi është një fenomen shumë i përhapur tek nxënësit, sidomos tek adoleshentët. Ajo thekson se interneti është një ndër faktorët kryesor që nxit këtë fenomen.

“Është një fenomen që haset shpesh nga nxënësit, sidomos në moshën e adoleshencës. Është fenomeni më i prekur. Shkaqet janë më të ndryshmet, interneti është faktor kryesor që ndikon drejtpërdrejtë. Fëmijët e keqpërdorin kohën që kalojnë në internet, të shtyrë nga shoqëria, mosdija, mos informimi i prindërve”, u shpreh mësuesja Beleri.

Punonjësi social Klaudio Pulaha thotë se TikTok është një ndër platformat shqetësuese, ndërsa përmend edhe Telegramin si një rrjet social që ka filluar të përdoret nga adoleshentët.

“TikTok një ndër platformat më shqetësuese që e ka kthyer më të rrezikshme hapësirën në internet për fëmijët, kemi edhe Instagram. Edhe telegram është kthyer në një platformë shqetësuese. SnapChat po ashtu një nga platformat që përdoret nga fëmijët”, tha ai.

Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Altin Hazizaj thotë se rastet janë shumëfizhuar, ndërsa ngre shqetësimin se ligji për mbrojtjen e fëmijëve ka mangësi.

“Kemi të bëjmë me shumëfishim të rasteve. Rritje të raportimeve nga ana fëmijëve me 160% i ankesave në platformën isugrt.al, çështja e bullizmit ka kaluar në raportimin kryesor të fëmijëve në Shqipëri. Kërcënimet, shantazhet, bullzimi kanë kaluar si tre forma kryesore, tregon që fëmijët jetojnë në një mjedis të pasigurt në botën online. Janë të kërcënuar nga një sërë sjelljesh, janë duke dëmtuar njëri-tjetrin.

Lexo edhe :  E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Ligji ka mangësi serioze për të mbrojtur fëmijët, nuk kanë stafet e nevojshme për ta adresuar këtë çështje, bashkëpunimi me shoqërinë civile është i dobët. Kemi nevojë të ndryshojmë një sërë aspektesh”, tha ai.

Nga ana tjetër mësuesja thotë se duhet një bashkëpunim më i madh mes raportit nxënës-prindër-mësues, si edhe më shumë fushata sensibilizuese.

Duhet bash nxënëse, mësues dhe prindër. Bullizmi ushqehet nga frika, nëse personi s’do ketë frikë, s’ka si ta përjetojë bullizmin. Por një adoleshent a është gati ta mbrojë vetveten, pa folur me prindin, mësuesin, psikologun e shkollës”, u shpreh mësuesja Beleri./e.t

Të fundit

Një reagim i Trump i bën gjëmën miliarderit Elon Musk, Tesla bie për dy arsye

Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% sot para hapjes zyrtare të bursës, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon...

“Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë detaje, lidhur me dritë-hijet e...

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

Nga Ylli Pata Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit të lartë politik, që nga rasti “Tahiri”, e me radhë, nuk kanë gjetur...

Lirimi i hapësirave publike, nesër Rama do të jetë në Durrës

Sot nisi në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike. A2 ka raportuar se kryeministri Edi Rama nesër do të shkojë në qytetin bregdetar...

“Nuk është e vërtetë!” Skënder Brataj reagon për lajmet mbi atentatin

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përgënjeshtruar lajmet se ka rënë pre e ndonjë atentati apo është...

Lajme të tjera

Web TV