I ftuar special në Sanremo, aktori me famë botërore merr shifrën marramendëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më datë  6 shkurt, Sanremo ka hapur dyert për vitin 2024. Në mbrëmjen e dytë të Festivalit i ftuar special ishte aktori i famshëm amerikan, John Travolta, i cili dhuroi nota humori në skenë duke interpretuar një nga rolet ikonike të “Ballo del Qua Qua”.

Mediat italiane shkruajnë se pjesëmarrja e tij ka kushtuar shumë, por askush nuk e priste që çmimi të ishte kaq ‘i kripur’. Thuhet se Travolta ka marrë 200 mijë euro për shfaqjen e vogël që nuk zgjati më shumë se 15 minuta.

Sipas burimeve italiane, shifra në fjalë nuk përfshin shpenzimet e udhëtimit, pasi aktori arriti në Nice me avionin e tij privat.

Por ka një rast tjetër që ka të bëjë me John Travoltën dhe ka të bëjë me këpucët e U-Power, kompania me qendër në Monza (e cila në fakt i jep emrin stadiumit të skuadrës së Gallianit në Serinë A).

Duket se për veshjen e atleteve të bardha, të inkuadruara vazhdimisht nga drejtorët e Rai-t është paguar një milion euro nga e njëjta kompani. Gjë që do të përbënte një rast të ri reklamimi të fshehtë që prezantuesi i Festivalit, Amadeus ishte përpjekur aq shumë ta shmangte.

U-Power ka mohuar kategorikisht të jetë palë në marrëveshjen mes John Travolta dhe RAI.

“Për sa i përket pjesëmarrjes së John Travolta-s në Festivalin e Sanremos – lexojmë në një shënim nga kompania Paruzzano – U-Power saktëson se aktori, siç dihet, ka qenë dëshmitar për kompaninë që nga vera e vitit 2023. Pjesëmarrja në Festivali i Sanremos është rezultat i një marrëveshjeje midis Rait dhe aktorit, në të cilën U-Poëer nuk është në asnjë mënyrë palë. Për sa i përket përmbajtjes së shfaqjes, ato janë çështje e kompetencës ekskluzive të drejtimit artistik të festivalit të Sanremos”, përfundon shënimi.

Të fundit

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Manikyri xhel do ndalohet, është kancerogjen!

Nga data 1 shtator 2025, një përbërës kimik shumë i përdorur në produktet për thonj, i quajtur TPO, (trimethylbenzoyl diphenylphosphine oxide), nuk do të...

Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

Sot përkujtohet 115 vjetori i lindjes së Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që me jetën dhe veprën e saj frymëzoi botën. E lindur më 26...

Katari akuzon Izraelin!

Një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit është "në tryezë", thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit, por sipas tij, "nëse Izraeli dëshiron...

Lajme të tjera

Web TV