Kreu i Shoqatës së Transportit Urban tregon nëse do të rritet çmimi i biletës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Memaj, i ftuar në një emsion për të folur rreth problematikave dhe sfidave më të cilat përballet ky sektor, ai theksoi rëndësinë e ndërhyrjes në infrastrukturën e transportit publik.

“Duhet një ndryshim rrënjësor në transportin publik. Lind nevoja që të ketë një përmirësim infrastrukture dhe plotësim kërkesash në aspektin ekonomik. Pra heqja e akcizës, heqja e taksës së qarkullimit. Nëse do të plotësoheshin këto kërkesa ekonomike, nuk do të kërkohej rritje e çmimit të biletës nga grupi i interesit. Duhet të kemi korsi të dedikuara, sepse sado të mundohemi të rrisim cilësinë, nëse autobusët do të mbesin në trafik atëherë për qytetarët nuk do të jetë zgjidhja e parë transporti publik.”

Mema shtoi se mundësia për të ndërhyrë është, por mungon “dëshira”. Çdo qytet i Shqipërisë ka nevojë për terminale.

“Në këtë vend kemi parë çudira. Në kohë fushatash jemi mësuar të shohim të bëhet aq shumë punë sa nuk bëhet për dy vjet. Është e prekshme infrastruktura, janë të prekshme edhe korsitë e dedikuara edhe terminalet sepse mundësitë janë. Çdo qytet i Shqipërisë ka nevojë për terminale për një transport të organizuar, jo vetëm Tirana. Duhet të funksionojë edhe bileta elektronike. Duhen korsi të dedikuara që të ketë një lëvizje më të shpejtë. Edhe qytetarët nuk përdorin më makinën personale, por zgjedhin tansportin publik në kushtet kur ai funskionon si duhet. Kur flasim për transportin ka një numër shumë të madh operatorësh, pjesa më e madhe e autobusëve ka infrastrukturën për personat me aftësi të kufizura.”

Mema tha gjatë emisionit se ka pasur një rritje page për shoferët e transportit publik, por sërish përballen me mungesa dhe persona të cilët nuk kanë dëshirë të punojnë në ktë sektor.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për pjesën e dytë të gushtit/ Kur rikthehen reshjet

“Patëm një rritje të pagave të gjithë punonjësve. Paga neto është 70 mijë lekë në muaj. Natyrisht nuk është e mjaftueshme për punën dhe stresin që kanë. Por kemi një tendencë rritjeje sepse realisht duhet të rriten pagat. Nuk kemi punonjës që operatorët të mund të përzgjidhen sot. Tendenca e ikjes së shoferëve…kemi parë dhe një mos dëshirë të të rinjve për të mos punuar në këtë sektor. Kjo e bën të vështirë punësimin. Nëse ik një shofer ne vuajmë shumë për ta gjetur dhe zëvendësuar me një njeri tjetër.”

A do ketë rritje të çmimit të biletës? Kreu i Shoqatës tha se nuk po mendojnë të rrisin çmimin dhe bëri me dije se brenda këtij viti pritet të hyjë në funksion bileta digjitale.

“Investimet në infrastrukturë i takojnë institucioneve. Autobusët nuk janë në nivel jo të kënaqshëm sepse janë të pajisur me të gjithë dokumenet që lëshojnë instituocionet. Për momentin nga operatorët nuk është kërkuar një rritje e çmimit të biletës. Duhet të bëhet një ndërhyrje, sepse kemi rritje të numrit të turistëve dhe është e domosdoshme që të kemi një përmirësim të infrastrukturës. Bileta digjitale është folur ka dy vite. Mendoj që brenda këtij viti do të jetë funksionale në transportin ndërqytetas pastaj në transportin qytetas.”, përfundoi Memaj./e.t

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV