Në Islandën jugperëndimore për herë të dytë këtë vit ka shpërthyer vullkani, duke e bërë shpërthimin e gjashtë në gadishullin Reykjanës që nga viti 2021.
“Paralajmërim: Një shpërthim vullkanik filloi në veri të Sylingarfell”, tha Zyra Met në faqen e saj të internetit. Laguna Blu që ndodhet afër vullkanit, e cila edhe në shpërthimin e mëparshëm në dhjetorin e kaluar u mbyll sërish. Ky vullkan shpërtheu si fillim në 14 janar dhe zgjati afërsisht dy ditë, me rrjedhat e lavës që arritën në periferi të qytetit të peshkimit Grindavik, ku 4,000 banorë u evakuuan, ndërsa dogji shtëpi dhe disa struktura. Mali Sylingarfell ndodhet në veri të Grindavik. Autoritetet islandeze po punojnë për të ndërtuar diga në madhësinë e ndërtesave trekatëshe për të mbrojtur termocentralin dhe shtëpitë nga rrjedhat e lavës, pasi vullkanet pranë kryeqytetit Reykjavik janë bërë aktive.
Gjashtë sistemet vullkanike, të cilat ekspertët parashikojnë se do të jenë aktivë deri në tre shekuj, shtrihen nën gadishullin jugperëndimor Reykjanes të Islandës, shtëpia e 30,000 njerëzve, e cila ka dëshmuar pesë shpërthime që nga viti 2021. Mes shqetësimeve për një shpërthim të afërt, autoritetet në nëntor filluan ndërtimin e mureve mbrojtëse rreth termocentralit gjeotermik Svartsengi të gadishullit.
“Sigurisht, rreziku më i madh është ende në qytetin e Grindavik që ka një nga portet më të rëndësishme të peshkimit në Islandë. Ne kemi qenë të shqetësuar për termocentralin gjeotermik Svartsengi dhe Lagunën Blu, sepse ndodhen afër zonës së shpërthimit. Kështu që ne po modelojmë rrjedhën e lavës dhe deri më tani modulet që kemi përdorur ka qenë mjaft të saktë”.
Barrierat më të mëdha janë rreth 40 metra të gjera, midis tetë dhe dhjetë metra të larta dhe katër metra të gjera në majë. Pavarësisht uljes së nivelit të kërcënimit të sistemit vullkanik, autoritetet lokale kanë paralajmëruar për shpërthime të mëtejshme. Islanda, e cila është afërsisht sa shteti amerikan i Kentakit, ka më shumë se 30 vullkane aktive, duke e bërë ishullin e Evropës veriore një destinacion kryesor një segment i veçantë që tërheq mijëra turistë./O.S