Ishin pa pullë fiskale/ Bllokohen mbi 34 mijë cigare elektronike kontrabandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e portit të Durrësit ka bllokuar këtë të premte një sasi prej 34 420 copë me cigare elektronike pasi ishin pa pullë fiskale.

Mësohet se kjo sasi me cigare prej 1500 kg nisur nga Gioia Tauro, Itali kishte si destinacion Kosovën.

Kjo pako ishte pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Republikës së Kosovës, për këtë arsye është bërë bllokimi i kontenierit.

“Në Portin e Durrësit me Anijen MCS Caledonia II, nisur nga Gioia Tauro, Itali ka mbërritur një kontenier ngarkuar me cigare elektronike në sasinë 1500 kg ose 34 420 copë.  Nga kontrolli i ushtruar nga autoritetet Doganore Shqiptare ka rezultuar se cigaret elektronike ishin pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, administrata doganore ka pezulluar procedurat e tranzitit, është bërë bllokimi i kontenierit në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit dhe është kryer referimi pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga nenet 172 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim./O.S

Të fundit

Çmimi i një Shkolle Juridike për një Ese Raciste

Akorimi i një çmimi akademik për një supremacist të bardhë, i cili shkroi një ese në shkollën e drejtësisë...

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Gjashtë vatra janë ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë ende aktive. Ministria e Mbrojtjes bëri publike të...

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për...

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Lajme të tjera

Web TV