Turizmi natyror, 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, kryeson Shkodra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 4.5 milionë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar zonat e mbrojtura në vitin që lamë pas. Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit në vend duket se ai natyror ka pësuar tkurrje në raport me vitin 2022. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në statistikat e saj periodike të sektorit pranon se ka një rënie të lehtë sipas shifrave që ka raportuar Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

“Në lidhje me turizmin natyror, të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Zonave vendas, që kanë vizituar zonat tona te mbrojtura. Mbeshtetur ne të dhenat e sjella nga zonat e mbrojtura rezulton nje ulje e moderuar prej 1,7% krahasuar me numrin e vizitorëve gjate vitit paraardhës” thuhet në raport.

Shifrat në këtë këto zona shpesh nuk shfaqin situatën reale për shkak se sektori ende ka informalitet apo mungesë të sistemeve që mund të kontrollojnë numrin e saktë përmes të vizitorëve.

Por cilat janë zonat e mbrojtura që kanë pasur më shumë vizitorë vitin e shkuar? Sipas të dhënave vihet re një rënie e dukshme e rajonit të Korçës që në vitin 2022 mbante kryesimin. Këtë vit është Shkodra ajo që qëndron në krye për nga numri i vizitorëve ndërkohë që pas saj vijnë Fieri dhe Vlora.

Ndërkohë rreth 2 milionë vizitorë të huaj dhe vendas kanë vizituar Parqet Kombëtare të vendit tonë gjatë vitit 2023. Ky vit shenon një rritje 40,2% krahasuar dhe me vitin paraardhes. Parku kombëtar më i vizituar është Divjak® Karavastaja, Alpet e Shqipërisë dhe Mali i Tomorrit.

Janë 425,000 vizitorë që kanë vizituar Monumentet e Natyrës giatë vitit 2023, kjo vlerë shënon një ulje në masën 0,5% krahasuar me vitin 2022. Ujrat Termale të Bënjës, Spella Shenandoit dhe Sarisalltik jane Monumentet e Natyrës më të vizituara për vitin 2023.

Lexo edhe :  UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, pritet miratimi

Liqeni i Shkodës, Syri i Kaltër dhe Qafështama kanë qenë Rezervatet Natyrore më të vizituara gjat vitit 2023./Monitor

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV