Jep dorëhqjen presidentja e Hungarisë, Katalin Novak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja 46 vjeçare e Hungarisë, Katalin Novak ka njoftuar sot dorëheqjen pas një vale të gjerë zemërimi në vend mbi vendimin e faljes së një burri të përfshirë në një çështje të rëndë abuzimesh seksuale me të mitur.

“Po jap dorëheqjen nga posti,” tha aleatja e kryeministrit Viktor Orban, duke pranuar se kishte bërë “një gabim”.

“I kërkoj ndjesë atyre që kam lënduar, të cilën kanë marrë përshtypjen se nuk kanë mbështetjen time. Unë jam dhe do të mbetem në favor të mbrojtjes së fëmijëve dhe familjeve”, tha Novak.

Ish-ministrja e ‘politikave të familjes’ Novak, u bë gruaja e parë që mban rolin ceremonial të presidentit të Hungarisë, kur e mori në mars 2022.

Por skandali u përhap shpejt per faljen e dhënë prej saj prillin që shkoi gjatë kohës së vizitës së Papës në Budapest, për një nën-drejtor të shtëpisë së fëmijës që mbulonte abuzimet e rënda seksuale të shefit të tij me fëmijët e adoleshentët që strehoheshin në qendër.

Lajmi u publikua nga rrjeti i pavarur vendas 444 javës që shkoi, dhe opozita nisi thirrjet për dorëheqjen e Novak për faljen e dhënë ndaj pedofilit.

Pak pas lajmit të dorëheqjes së presidentes, një tjetër figurë e qeverisë dha “dorëheqjen nga jeta publike”, euro-parlamentarja hungareze Judit Varga, e cila kishte firmosur faljen si ish-ministre e drejtësisë.

“Heq dorë nga mandati im si deputetet dhe euro-deputete”, njoftonte ish-ministrja e drejtësisë në rrjetet sociale./O.S

Të fundit

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik...

Ben Andoni: A duhet ta nisë PD-ja analizën e zgjedhjeve?!

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialist, i bën vetë lajmet dhe të gjithë strukturën e tyre, madje duket sikur mendon dhe për impaktin e...

Berisha largohet nga PD? Gazetari: Brenda partisë e dinë se po vjen fundi…

Gazetari Ardit Hoxha deklaroi në Euronews Albania se brenda kryesisë së Partisë Demokratike kanë kuptuar se Sali Berisha mund të largohet nga drejtimi i...

Vuçiç pi birra dhe dorovit muzikantët nën ritmet e këngës çetnike

Të martën, në Serbi u mbajt një festë e madhe me rastin e hapjes së seksionit Pakovraće-Pože në autostradën Miloš Veliki. Në ceremoni morën pjesë...

Kulmi i të nxehtit historik, lagjet e Tiranës 24 orë pa ujë

Furnizimi me ujë, sidomos në këto ditë më temperatura përvëluese është një domosdoshmëri. E kundërta raportohet në një nga lagjet më të populluara në...

Lajme të tjera

Web TV