Ndoshta jeni dhe nuk e dini, ja se çfarë do të thotë të jesh një ambivert

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ambivert është një person që ka kombinim të të dy tipareve, introvertit dhe ekstrovertit. Introvertët tërhiqen nga vetmia, ndërsa ambivertët janë diku në mes. Por, si ta kuptoni një ambivert? E kanë të lehtë të përshtaten me situatat. Nëse ekstrovertët janë flutura sociale dhe introvertët janë ujqër të vetmuar, ambivertët janë kameleonë, pra përshtaten në çdo kohë dhe vend. Ambivertët janë më të vështirë për t’u gjetur dhe në varësi të marrëdhënieve që krijojnë me njerëzit, ata mund të klasifikohen si socialë ose të rezervuar, sipas ambientit dhe njerëzve me të cilët zgjedhin të qëndrojnë.

Kur bëhet fjalë për mjediset e punës, ambivertët, ndonëse mund të kenë preferencë për njërën ose tjetrën palë, ata janë të aftë për t’i bërë gjërat vetëm ose me të tjerët. Ambivertët shpesh janë shumë të vetëdijshëm, që do të thotë se ata e dinë se sa shoqëri u nevojitet. Ndaj, zgjedhin personat e duhur për t’u relaksuar. Personat që kanë karakteristikat e ambivertëve kanë vështirësi në marrjen e vendime, pasi duan sigurinë në situata të ndryshme.

Nëse jeni një ambivert, mund të vuani nga forma delikate të vetëkritikës dhe turpit. Ju shpesh i thoni vetes kam nevojë për më shumë kohë për veten. Një person ekstrovert e ka vështirë të krijojë raporte me një person që është një introvert dhe anasjelltas. Si një ambivert, ka të ngjarë që ju të jeni të aftë për t’u lidhur me të gjithë, pasi dini si të krijoni raporte për arsye të ndryshme./O.S

Të fundit

12 milionë turistë për 2024/ Rama: Do të preferoja që Shqipëria të bëhej një “Itali” e re

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e...

Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake në Fier, disa të lënduar

Një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “ Ura e...

Ushtria amerikane “zbarkon” në Kosovë në kuadër të “Defender Europe 25”

Kosova sivjet është nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”. Ushtrimet do të mbahen në poligonin ushtarak të Babaj Bokës në Gjakovë. Disa mira...

Zbulohet pas 48 vitesh fëmija ilegal i Freddie Mercury me gruan e shokut të tij

Një libër i ri biografik që do të publikohet së shpejti, me titull “Love, Freddie”, po trondit botën e muzikës dhe fansat e Queen,...

VIDEO/ Napoli në festë, mijëra tifozë festojnë titullin kampion!

Një natë për t'u mbajtur mend në Napoli, jo si shumë herë. Skuadra e qytetit fitoi titullin e katërt në historinë e Serie A dhe...

Lajme të tjera

Web TV