Basha në Dimal: Moçali i ‘Trekëndëshit të Bermudës’, frikë nga SPAK, kanë nisur ofensivën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin në të gjitha degët e partisë, ku po mbahen zgjedhjet. Kësaj radhe Basha është ndalur në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD, Dimal, nga ku nuk kaloi pa komentuar edhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Kryedemokrati tha se tashmë PD ka arsye ta mbaj kokën lart, pasi tregoi që nuk është kult e klan, por një parti e bashkuar rreth vlerave që është gati të përballet me sfidat e radhës, siç janë zgjedhjet e parlamentare të 2025-ës.

“Partia Demokratike sot ka arsye ta mbajë kokën lartë. Ka arsye të shoh me optimizëm të shoh drejt të nesërmes. dhe arsyeja është që këto dy vite nuk na thanë e na drobitën e na çnderuan, por na treguan lidershipin e vërtetë brenda Partisë Demokratike. Riformuan korpusin e këtij lidershipi duke e ndarë shapin nga sheqeri, duke larguar vezullimin e rremë të spaletave që shumëkush gjatë këtyre 34 viteve i mori apo iu dhanë shpeshherë pa meritë. Duke treguar se në thelb nuk jemi kult, nuk jemi klan, por jemi një parti politike bashkëkohore, e bashkuar rreth vlerave, rreth bindjeve, rreth vizioneve, rreth besimit dhe mbi të gjitha rreth dashurisë jo thjesht për veten tonë, për njëri-tjetrin, por për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, tha Basha.

Basha thotë se PD është e vetmja parti që mbështet hapur punën e SPAK. Sipas tij, PD bëri dallimin mes trekëndëshit të Bermudës, të cilët nuk e duan reformën në drejtësi se kanë frikë të përballen.

“Diferencën mes nesh e moçalit të Bermudës, ku zhgërryhen tash e 34 vjet të njëjtët aktorë, që kanë marrë peng të ardhmen e vendit, kanë përzënë e po përzënë të rinjtë nga vatrat e tyre vetëm për hir të pasurimit të tyre, pushtetit, apo anktheve që kanë se shumë shpejt do vijë dita e përballjes me të vërtetën dhe ligjin. Të ngjashmit e tyre në vendet fqinj janë përballur me ligjin dhe kjo është një rruga pa kthim njësoj si rruga e Shqipërisë europiane. E kanë vonuar boll, por nuk e ndalin dot”, tha Basha./e.t

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV