“Rastet të trajtohen si person i dhunshëm”/ Psikiatri i njohur flet për krimet në familje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë u raportua 2 ditë më parë në Kavajë ku një 35-vjeçar ka shkaktuar vdekjen e nënës së tij. Ngjarje e cila fillimisht u raportua si vdekje natyrale ndërsa policia konstatoi se e ndjera ka gjetur vdekjen si pasojë e dhunën fizike e ushtruar nga djali i saj.

35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore.

Mirëpo a po kthehen në fenomene krimet në familje në shoqërinë tonë dhe si mund t’i kurojmë ato?

I ftuar në një emision televiziv, psikiatri Pashko Maksuti u shpreh se individë me probleme të shëndetit mendor hasen në çdo komunitet, mirëpo sipas tij me rëndësi është struktura rehabilituese të kësaj pjese të shoqërisë.

Psikiatri shprehet se është pikërisht familja ajo që mban peshën e kësaj pjese të shoqërisë, por duke qenë se edhe kjo është reduktuar kohët e fundit, çon në këto drama.

Për Maksutin mungon ai sistemi i strukturuar që personave që nuk menaxhojnë dot jetën e tyre t’u ofrohet trajnim, apo të ndiqen si raste.

“Të gjitha shoqëritë, edhe ajo shqiptare në komunitet i kanë të gjithë njerëzit, përfshirë edhe ata me probleme psikiatrike. Në këto raste duhet parë fenomeni i trajtimi të tyrë, i cili në shoqërinë tonë ehstë me ana të medicinave.

Por, nga ana tjetër nuk kemi bërë struktura rehabilituese të kësaj pjese të shoqërisë. Familja është ajo që është marrë me njerëzit e tyre që kanë pasur probleme të shëndetit mendor.

Mesa duhet familja është reduktuar dhe për trajtimin e tyre merret një numër i vogël i familjarëve, kryesisht nënat, të cilët për shkak të moshës i lënë të vetmuar. Dhe ajo shtresë për shkak të pamundësisë të menaxhimit të jetës së tyre çon në këto drama. Në rastin që atyre i fillon diagnoza dhe familjarët nuk mund të diagnostifikojnë shkallën dhe kjo mund të çojë deri në krim.

Edhe vetë sistemi nuk është i strukturuar që atyre personave që nuk mund të menaxhojnë veten tu mundësojë terapinë, trajtimin apo dhe mbijetesën,  pra të ndjekin rastet e tilla”, u shpreh psikiatri.

Lexo edhe :  Dhuna digjitale ndaj fëmijëve në Shqipëri, vajzat më të prekura nga incidentet online

Psikiatri sugjeron se çdo rast të trajtohet si person që ushtron dhunë, pra të denoncohet pastaj të merren vendime për vlerësime psikoatriko- ligjor ku në rast të shëndetit mendor dënohet me mjekim të detyruar në spitalin psikiatrik./E.T

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV