Shpalli “non grata” Berishën/Vizita e Blinken në Tiranë bën me“dhimbje koke” Rithemelimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet që të vizitojnë shqipërinë më datë 15 shkurt.

Vizita e tij është bërë temë diskutimi edhe në mbledhjen e sotme të grupit mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për këtë, tashmë “Rithemelimi” duhet të vendosë se çfarë qëndrimi do mbajë, teksa sipas Dhurata Çupit, duhet që me faktorin ndërkombëtar të mbahet një qasje ndryshe, bashkëpunuese dhe pozitive.

“Personalisht dua të them qe megjithë sensibilitetet që ka secili prej nesh, duhet që me faktorin ndërkombëtar të ndërtojme një qasje ndryshe, bashkëpunuese dhe pozitive. Më datën 15, ditën e parlamentit viziton vendin tonë Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken. Cili do jetë qëndrimi, sepse do jetë çështje që do marrë vemendje! Do e pershëndesim vizitën e tij?  Do duhet qe z. Bardhi dhe z.Noka të kenë përgjigje për këtë.”– tha ajo.

Ka qenë vetë Blinken ai që ka shpallur Berishën non-grata, dhe për këtë ai është sulmuar shpesh herë nga ish-kryeministri, ndërsa të gjithë zyrtarët amerikanë evitojnë takimet me Berishën.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 15 shkurt dhe do të shoqërohet prej ish-ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim, e cila tashmë në DASH mban detyrën e Zëvendës Asistentes të sekretarit Blinken për Europën dhe Euro Azinë. Edhe ish-ambasadorja ka pasur një “luftë” të hapur me Berishën, teksa shërbente në vendin tonë./O.S

Të fundit

“11 maji sjell ndryshimin e madh”, Bardh Spahia: T’u kthejmë dinjitetin edhe socialistëve

Kandidati i PD, Bardh Spahia zhvilloi një takim në lagjen nr.3 në Shkodër, ku ftoi qytetarët që të...

Avioni i Vuçiç bën ulje emergjente, mund të mos mbërrijë në Moskë

Aeroplani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën e Fitores, bëri një ulje...

Shqiptarët tremben nga bankat, kërkojnë borxh tek të afërmit

Familjet shqiptare parapëlqejnë të marrin lekë për nevojat e tyre tek të afërmit, më shumë se sa te bankat. Më këtë përfundim del një sondazh...

Ushtria e Kosovës po vjen për të ndihmuar në kërkime për Ardit Beshirin!

Prej pesë ditësh vijojnë kërkimet intensive për Ardit Beshirin, 29-vjeçarin që u zhduk nën një masiv dheu ndërsa punonte me eskavator në një fabrikë...

Shqiptari shiste kokainë në zonën e gangsterëve në Liverpool, dënohet me 3 vite burg

Një 18-vjeçar shqiptar është dënuar me më shumë se tre vite burg pasi u dënua për vepra posedim dhe shpërndarje kanabisi në Suffolk dhe...

Lajme të tjera

Web TV