Antony Blinken vizitë në SPAK?/ Gazetari paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarti, njëherësh edhe analist, Roland Qafoku komentoi vizitën që Sekretari Amerikan i Shtetit pritet të zhvillojë të pas dy ditësh në Tiranë, ku flitet se do të kryejë takim edhe me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Ai tha se një takim i tillë do të ishte një goditje për të gjithë politikanët, pasi me një lëvizje të tillë do të duket edhe njëherë se SPAK ka mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe është i paprekshëm.

“Ky takim i Antony Blinken nëse do të zhvillohet, është një goditje e madhe për të gjithë klasën politike në Shqipëri. Nuk është vetëm për opozitën, është edhe për Edi Ramën edhe për Sali Berishën edhe për Partinë Demokratike edhe për Partinë Socialiste.

Kjo do të thotë që jo vetëm ka besimin dhe mbështetjen pa kufijtë shteteve të Bashkuara të Amerikës, por është si një institucion “mos e prek”. Ky takim është “non touch” SPAK. Ky është lajmi im nëse Blinken do të takojë Dumanin.

SPAK mbështetjen e ka por nëse arrihet takimi, është një shkallë më lartë. Nëse sekretari i shtetit nuk takon një politikan të opozitës por takon kreun e SPAK, kjo është një goditje për të gjithë”,-tha Roland Qafoku./E.T

Të fundit

Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare (PAMJET)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se...

Zbehja e një ylli, Armando Brojës i del emri te Parma

Parma është skuadra e radhës që kërkon shërbimet e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares duket se i ka ditët e numëruara te Chelsea dhe...

“Vuajtjet e civilëve nuk justifikohen” , Merz thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pas raportimeve se numri i të vdekurve në enklavë ka...

Skandal në Vorë/Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori

Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar...

“Fundi është afër”/ Kabuli qyteti i parë i madh që do të mbetet pa ujë deri më 2030-n

Qyteti me gjashtë milionë banorë mund të mbetet së shpejti pa ujë, për shkak të ndryshimeve klimatike, sanksioneve dhe dështimeve në qeverisje, thonë ekspertët. Al...

Lajme të tjera

Web TV