Skandali me mbetjet në Orikum ende pa zgjidhje përpara sezonit turistik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skandali mjedisor në kryqëzimin e rrugës së Orikumit me ByPassin e Vlorës, nyjen kryesore që të çon në plazhet e bukura të jugut të vendit, i denoncuar një ditë më parë nga media, nuk pritet të marrë zgjidhje para sezonit turistik.

Tv Klan është interesuar pranë pushtetit vendosur në Orikum se kur do të hiqet pirgu me plehra buzë rrugë që të çon në plazhet e bukura të jugut.

Gazetarja Pamela Dhima në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan, na ka njohur me qëndrimin e drejtuesve lokalë.

Pyetje: A janë në dijeni autoritetet lokale për gjendjen skandaloze të pirgut me plehra që ndodhen buzë rrugës ku kalojnë milionë turistë?

Pamela Dhima: Po bëhen më shumë se 20 vite që kjo rrugë që lidh Njësinë Administrative të Orikumit me ByPassin e Vlorës, tashmë është kthyer në një vendgrumbullim sa i përket mbetjeve urbane. Kjo është një pamje skandaloze që duhet të përballen çdo ditë jo vetëm ata që kalojnë këtu, por të gjithë vizitorët që zgjedhin të shkojnë në jug përgjatë sezonit turistik. Unë vetëm pak minuta më parë, kam pasur një bisedë telefonike me kreun e Njësisë Administrative të Orikumit, Selim Haskoçela, i cili më ka komunikuar se prej vitit 2019 që gjendet në këtë detyrë, ka bërë shkresa dhe kërkesa të shumta drejtuar Ministrisë së Mjedisit edhe Bashkisë së Vlorës, por duket se deri më tani nuk është marrë asnjë masë. Kërkesat kanë qenë të shumta edhe për zhvendosjen e këtij vendgrumbullimi në një vend të posaçëm që nuk sjell asnjë rrezikshmëri për banorët dhe për mjedisin deri në përfundimit të landfillit të Sherishtës, por duket se deri më tani nuk është marrë asnjë masë dhe nuk ka ardhur ansjë përgjigje sa i takon katastrofës që ndodhet në një rrugë kryesore.

Pyetje: Qoftë nga komunikimi që ke pasur me drejtuesin e Njësisë Vendore të Orikumit, por nuk e di nëse ke informacione dhe nga Bashkia e Vlorës nëse ka një plan për pastrimin e kësaj zone për heqjen e mbetjeve para sezonit turistik?

Pamela Dhima: Duket në fakt, dhe këtë e pohoi dhe kreu i Njësisë Administrative të Orikumit pak minuta më parë, duket se edhe ky sezon turistik do ta gjejë këtë rrugë me të tillë pamje skandaloze. Më është pohuar nga kreu i Njësisë Administrative që nuk ka marrë asnjë përgjigje dhe ishte thuajse i bindur se edhe ky sezon turistik do ta gjejë këtë rrugë që lidh Orikumin me ByPassin e Vlorës në këtë gjendje skandaloze me këtë pamje që ju jeni duke i parë në këto momente./O.S

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV