Investimet në ujësjellës, AKUM lidh kontratën e re 7 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve lidhi së fundmi kontratën për një investim të rri me një vlerë kontrate prej 740 milionë lekë apo rreth 7 milionë euro.

Bëhet fjalë për ndërtimin e ujësjellësit në zonën e Patosit si pjesë e programit të investimeve në këtë sektor e cila po mbështetet me fonde nga institucione ndërkombëtare financiare. Kompania fituese e kësaj procedure është Curri dhe kohëzgjatja e kontratës ka një afat 18 mujor. Referuar raportit teknik që shoqëron procedurën e publikuar nga AKUM synohet rikonstruksioni i pjesës kryesore të ujësjellësit dhe rrjetit të brendshëm të ujësjellësit të Qytetit Patos. Ky ujësjellës është ndërtuar më herët në vitet 1970 në fazën e parë me vendburim në Zharrës dhe në 1989 si fazë e dytë kur u ndërtua ujësjellësi i Varibobit.

Sipas institucioneve rrjeti brendshëm i ujësjellësit është ndërtuar pa koncepte të rrjeteve unazore apo zonale duke krijuar vështirësi në disa zona për furnizim me ujë.

Sasia e ujit që prodhohet sot në sistemin e Ujësjellësit Patos është rreth 9500 m3/dite, domethënë me një prurje uji prej 105- 110 l/s, ndërsa për zonat përreth sasia ditore e prodhuar e ujit është 1830 m3/dite. Si prodhim mujor sasia e ujit është rreth 340,000m3, ndërsa prodhimi vjetor shkon ne rreth 4milion m3/ujë.

Sasia e konsumuar e energjisë mujore për ujësjellësin e qytetit është 740,000 kWh, ndërsa për rrethinat është 41,000 kWh me një sasi totale mujore te konsumit të energjisë 782000 kWh. Prodhimi i ujit raportohet konstant, 131000 m3 /muaj, domethënë 1.570.000 m3 ujë ne vit” thuhet në dokument.

Ujësjellësi në fjalë është pjesë e investimeve të lidhura me sektorin iu cili prej vitesh po mbështetet nga disa kredi. Një program që ka vite që zbatohet është ai për ujësjellësit ruralë sipas programit të shtrirë në 2018-2024 dhe që po mbështetet nga qeveria gjermane me një financim rreth 103 milionë euro.

Lexo edhe :  “Për`puthen” e merr Neda Balluku dhe Megi Pojani, ja cilët janë dy opinionistët e rinj

Ndërkohë më herët edhe Banka Botërore ofroi një kredi 75 milionë dollarë për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Kjo hua e miratuar në vitin 2022 është pjesë e Programit Kombëtar prej 135 milionë USD për modernizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri./ Revista “Monitor”

Të fundit

Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

Nga Artan Fuga Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të...

Harakiri

Edison Ypi Sikur s’e dinim ne që mesi i botës është te huri ku Nastradini lidhi gomarin, por pritëm të na e mësojë Fevzo Varkari....

Ministria e Arsimit: S’ka celularë në klasë. Kush shkel rregullin, përjashtohet

Pas rregullores për vitin e ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të ri me rregulla të rrepta për përdorimin e telefonave...

‘DASH mbështet drejtësinë’, gazetari: Berisha, ‘antiamerikan’ që cenon sigurinë e SHBA

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi për ‘Orën e Fundit’ vizitën e kreut të SPAK Altin Dumanit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Mahmutaj tha se vizita...

Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme!

Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se nuk ka më kohë për...

Lajme të tjera

Web TV