Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Rusia po rrit aftësitë anti-satelitore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia po krijon një armë kundër satelitëve, konfirmoi Shtëpia e Bardhë të enjten, pasi një ligjvënës ngriti alarmin mbi atë që ai e cilësoi si një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se ky veprim i Rusisë mund të bjerë ndesh me një traktat që ndalon armët e shkatërrimit në masë në hapësirë.

E gjithë vëmendja është drejt hapësirës, pas konfimimit të Uashingtonit se Rusia, e cila lëshoi një raketë në fillim të këtij muaji, po investon në një teknologji që Shtëpia e Bardhë thotë se mund të shkelë një traktat që ndalon armët e shkatërrimit në masë në hapësirë.

“Mund të konfirmoj se ka të bëjë me aftësitë anti-satelitore që Rusia po zhvillon. Dua të jem i qartë për disa gjëra menjëherë. E para, kjo nuk është një aftësi aktive dhe gatshme. Dhe megjithëse angazhimi i Rusisë për zhvillimin e kësaj aftësie është shqetësues, kjo nuk përbën kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e askujt. Nuk bëhet fjalë për një armë që mund të përdoret për të sulmuar njerëzit ose për të shkaktuar shkatërrim fizik në Tokë“, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby.

Kongresi diskutoi të enjten këtë çështje në një takim me dyer të mbyllura.

“Të gjithë dolëm me përshtypje shumë të forta se administrata po e merr këtë çështje shumë seriozisht dhe se ka një plan”, tha ligjvënësi republikan Mike Turner.

Zyrtarët e Pentagonit thanë se Forca Hapësinore amerikane është e gatshme të mbrohet. Analistët thonë se ushtria amerikane është e qartë mbi rreziqet në hapësirë.

“Ndërsa në të kaluarën hapësira ishte një përparësi dytësore për të gjitha shërbimet e tjera ushtarake, tani është përparësi kryesore për dikë në Pentagon dhe ata kanë filluar me të vërtetë të lëvizin në këtë drejtim”, thotë Todd Harrison nga Instituti amerikan “Enterprise”.

Lexo edhe :  Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shumë nga aktivitetet tona tokësore, që nga sistemet që rregullojnë transportin global, tek sistemet ushtarake, e deri tek satelitët e motit, kontrollohen nga hapësira.

Analisti Harrison thonë se vendet e tjera janë të vetëdijshme për këtë dhe kanë zhvilluar teknologjinë e tyre ushtarake.

“Ne përdorim hapësirën për kaq shumë gjëra të ndryshme në ushtri, saqë nëse një kundërshtar mund të na marrë hapësirën dhe na mohon mundësinë për të përdorur ato sisteme hapësinore, ata do të pengonin avantazhet më të mëdha të ushtrisë amerikane. Pra, kjo është arsyeja pse kombet e tjera, si Rusia dhe Kina në veçanti, kanë investuar në aftësi anti-satelitore për vite”, thotë zoti Harrison.

Zoti Kirby, i cili tha se Rusia me këto veprime mund të jetë duke shkelur Traktanin e Hapësirës së Jashtme, shtoi se masa e parë e Uashingtonit është diplomatike.

“Planifikojmë të angazhohemi drejtpërdrejt me rusët, si dhe me aleatët dhe partnerët”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Ekspertët e kontrollit të armëve thonë se traktati i vitit 1967 nuk jep hollësi mbi pasojat. Por, ata thonë se shkelja e tij do të alarmonte fuqitë e tjera të mëdha.

“Kjo do të ndikonte në ekonomimë globale dhe sigurisht shoqërinë. Pra, Kina do të ishte thellësisht e shqetësuar. India do të ishte jashtëzakonisht e shqetësuar, vende me të cilat Rusia ka marrëdhënie më të mira, sesa ato me ne. Pra, mendoj se do të pasohej me qortim. Kjo mund të mjaftojë për ta nxitur Rusinë të tërhiqet”, thotë Daryl Kimball nga Shoqata e Kontrollit të Armëve.

Se çfarë do të ndodhë, mbetet të shihet.

/VOA

 

Të fundit

F1/ RedBull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 viteve në krye të skuadrës

Red Bull Racing ka shkarkuar drejtuesin e skuadrës Christian Horner pas dy dekadash në krye. Ekipi i Formula 1 njoftoi...

Publikohet audioja: Trump kërcënoi Putinin me bombardimin e Rusisë

Donald Trump kërcënoi drejtpërdrejt Vladimir Putin se Amerika do të bombardonte rëndë Rusinë. Kështu rezulton në një audio të publikuar ekskluzivisht nga CNN, të...

Nga pensionet, te bujqësia dhe ushtria, si shpërndahet buxheti për 2026-2028

Për shërbime shëndetësore, për paga-pensione, për skemat e mbështetjes së familjeve në nevojë, arsim, punësim, sigurinë kombëtare, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe turizmin pritet...

Igli Tare gjen sulmuesin ideal për Milanin, vjen nga Premier League

Milan thuhet se po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Chelsea-t, Nicolas Jackson, dhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, këtë verë. Gjigantët italianë aktualisht...

Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

Me një shumicë të madhe prej 502 votash pro, 120 kundër dhe 64 abstenime, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Megjithatë kritikat e forta...

Lajme të tjera

Web TV