Dyfishohet numri i aksidenteve në janar, eksperti rrugor: Shkak përdorimi i celularit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaji janar ka shënuar nisur me një rritje të ndjeshme si të aksidenteve, ku sipas INSTAT numërohen 162 aksidente rrugore. Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, aksidentet janë dyfishuar. Në 84,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, kryesisht grup-mosha 25-34 vjeç.

Eksperti rrugor Fatmir Hasho thotë se problemi kryesor sqëndron tek përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit.

“Problemi qëndron te përdorimi i celularit. Është shtuar në mënyrë të frikshme, mund ta ndeshim nëpër rrugë sidomos te ato me shpejtësi të larta. Nëse dalloni para një ecje jo normal, do shihni se drejtuesi mjetit po merret me celular. E shoh si problem shumë të madh”, tha Hasho.

Për emisionit ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, eksperti thotë se nuk është zgjidhje gjoba, por heqja e lejes së drejtimit.

“Gjoba nuk është zgjidhje, heqja e lejes së drejtimit është një masë që ndikon të drejtuesi. Nëse hiqet bashkë me pikët do ta ketë shumë të vështirë rimarrjen e lejes së drejtimit”, vijon Hasho.

Hasho thotë se një tjetër problematikë se përse drejtuesit në moshë të re bëhen burim aksidenti, është se sipas tij nuk dinë të lexojnë tablat e qarkullimit rrugor.

“Sot jemi tek moshat nga 25-30 vjeç. Një nga arsyet që del nga rruga është se nuk respektojnë tabelën, nuk dinë të lexojnë tabelat. Nuk e lexojnë sinjalistikën”, tha eksperti.

Hasho përshëndet nismën për gjobitjen e këmbësore, që sipas raportit të INSTAT në 16,0 % të rasteve, aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

“Arriti një moment që njerëzit s’po pyesin më se ku kalojnë. Kjo nismë duhet të vazhdojë, duhet të ketë falje herën e parë. Duhet të ketë pak fleksibilitet, por të rinjtë që kalojnë rrugën në mes pa e vrarë mendjen fare gjobë, madje edhe dyfish”, u shpreh Hasho./E.T

Të fundit

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Lajme të tjera

Web TV