“Reporterët pa Kufij”: U minuan burimet, guri i themelit të lirisë së shtypit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Reporterët pa Kufij”, një nga organizatat më prestigjioze të njohura në botë për reagimin e shpejtë në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së tyre, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila në 20 shkurt legjitimoi sekuestrimin e mjeteve të punës dhe sendet personale të gazetarit, Elton Qyno.

“Reporterët pa Kufij” shprehin keqardhje për vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë në Shqipëri, duke minuar rëndë parimin e konfidencialitetit të burimeve dhe lirisë së gazetarit profesionist në Shqipëri.

Në reagimin e tyre përmes platformës “X”, organizata prestigjioze “Reporterët pa Kufij” shprehet si më poshtë vijon:

“…RSF shpreh keqardhje për vendimin e 20 shkurtit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, i cili potencialisht minon parimin e konfidencialitetit të burimeve, një gur themeli i lirisë së shtypit. Gjykata la në fuqi vendimin e gjykatës së apelit duke e shpallur të ligjshme sekuestrimin e pajisjeve të Elton Qynos…”.

Ende Gjykata e Lartë nuk ka zbardhur vendimin e argumentuar për rastin në fjalë, por juristët e kontraktuar nga gazetari Qyno, pritet ti drejtohen në ditët në vijim me ankim të posaçëm Gjykatës Kushtetuese.

Precedenti i krijuar me praktikën ligjore të miratuar tashmë dhe nga Gjykata e Lartë, minon çdo gazetar në Shqipëri, që guxon të flasë apo të shkruajë diçka më shumë përtej formatit zyrtar të servirur përmes njoftimeve të shtypit apo diçka tjetër.

Përmes këtij vendimi u kontaminua liria e shprehjes, u kontaminua siguria e gazetarëve profesionist, për të raportuar mbi ngjarjet e forta kriminale dhe çdo gjë që ka interes të përgjithshëm publik.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, përligji dhe tregoi standardin e dyfishtë që kjo gjykatë mbajti me rastin “Qyno” në vitin 2024 dhe rastin “Lapsi.al” në vitin 2021.

Në rastin “Lapsi.al”, Gjykata e Lartë, (ku 3 gjyqtarë që gjykuan këtë çështje gjykuan dhe Elton Qynon), krijuan në dhjetor 2021 një vendim njehsues që mbronte gazetarët profesionist dhe burimet e tyre të informacionit nga sulmet e tilla shtetërore.

Të njëjtët gjyqtarë që realizuan këtë mbrojtje për gazetarët profesionist, vendosën 4 ditë më parë me rastin “Qyno”, të prishin çdo gjë që ndërtuan dy vite më parë, duke krijuar dhe legjitimuar një praktikë të rëndë ligjore, që cënon çdo gazetar në Shqipëri dhe burimet e tyre të informacionit.

Zotërinj gjyqtarë dhe prokurorë, Gazetaria dhe raportimi i saktë, nuk është krim.

Niveli i lirisë së medias dhe siguria e gazetarëve në Shqipëri janë në rënie prej kohësh, por edhe më problematik është fakti se kjo liri dhe siguri nuk po mbrohet as nga institucionet e drejtësisë./O.S

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV