Sekuestrohen 29 mijë euro të padeklaruara, e pëson keq shoferi dhe dy pasagjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekuestrohen 29 000 euro të padeklaruara, ndërsa është proceduar penalisht një 41-vjeçar, që dyshohet se e posedonte këtë shumë. Po ashtu janë proceduar dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me këtë shtetas, me të cilët 41-vjeçari kishte ndarë shumën e parave, me qëllim që të shmangnin deklarimin e tyre, në dalje të RSh-së, siç përcaktohet me ligj.

“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kapshticë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip “Wagen Turan” me të cilin po udhëtonin në drejtim të Greqisë, shtetasit E. I., 41 vjeç, M. I., 23 vjeç dhe L. I., 20 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantat e tyre u gjetën në total 29 000 euro të padeklaruara, shumë të cilën dyshohet se e posedonte shtetasi E. I., dhe e kishte ndarë me 2 shtetasit e tjerë, me qëllim që të shmangnin përgjegjësinë ligjore në momentin e kalimit në kufi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua shuma monetare dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 3 shtetasit e mësipërm, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë./O.S

 

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV