Udhëheqësit perëndimorë mblidhen në Kiev në përvjetorin e dytë të luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan spiun rus A-50, i dyti i tillë në më pak se një muaj

4 liderë perëndimorë mbërritën në Kiev mëngjesin e së shtunës për të treguar solidaritet me Ukrainën në përvjetorin e dytë të agresionit të plotë të Rusisë, i cili ka kushtuar dhjetëra mijëra jetë dhe ka shkatërruar ekonominë e vendit.

Kryeministrat e Italisë, Kanadasë dhe Belgjikës – Giorgia Meloni, Justin Trudeau dhe Alexander De Croo – udhëtuan së bashku  me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një tren natën nga Polonia fqinje.

Prania e tyre është projektuar për të nënvizuar angazhimin e Perëndimit për të ndihmuar Ukrainën, ndërsa përballet me sulme intensive mes furnizimeve të pakta të municioneve. Von der Leyen në platformën e mediave sociale “X” shkruan në Kiev ndodhet për të festuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe BE dhe jo vetëm qëndron fort pranë Ukrainës financiarisht, ushtarakisht dhe moralisht.

Meloni dhe Trudeau pritet të nënshkruajnë pakte sigurie me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë qëndrimit të tyre të shkurtër, në përputhje me marrëveshjet e rënë dakord së fundmi me Francën dhe Gjermaninë që kapin vlerën e miliarda dollarëve. Megjithatë, 61 miliardë dollarë ndihma e premtuar nga presidenti amerikan Joe Biden po bllokohet nga republikanët në Kongres, duke hedhur një hije mbi shpresat e Kievit për të larguar ushtrinë ruse. Biden do të marrë pjesë në një telefonatë video-konferencë të liderëve të G7, e cila do të kryesohet nga Meloni. Italia mban presidencën e rradhës të G7 dhe organizoi thirrjen, duke thënë se ishte jetike për të sfiduar perceptimet se Perëndimi është lodhur nga konflikti dhe se Rusia po fiton terren.

Duke kërkuar të ruajë fokusin perëndimor në Ukrainë, edhe pse lufta midis Izraelit dhe Hamasit dominon titujt kryesorë, Zelenskiy ka paralajmëruar se Rusia, e udhëhequr nga presidenti Vladimir Putin, mund të mos ndalet në kufijtë e Ukrainës nëse del fitimtare. Shkalla e shkatërrimit në Ukrainë është tronditëse. Një studim i fundit i Bankës Botërore ka bërë të ditur se rindërtimi i ekonomisë së Ukrainës mund të kushtojë rreth 500 miliardë dollarë. Dy milionë njësi banimi janë shkatërruar dhe afro 6 milionë njerëz kanë ikur jashtë vendit.

Lexo edhe :  Agjencia Bërthamore e OKB-së paralajmëron: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Për shumë njerëz e ardhmja në Ukrainë mbetet e pasigurtë mes luftimeve intensive dhe kur një paqe duket shumë herë edhe më e largët.

“Unë do të thosha se jetoja më para në një jetë tjetër dhe u zgjova në një jetë mes rrënojave. Thjesht nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë. Lufta shkatërroi shumë jetë dhe ëndrra. Tani thjesht një rrezik i vazhdueshëm.”

“Të thuash që këto dy vite ndryshuan jetën time nuk është asgjë. Unë kam qenë një gazetare që kam shkruar për jetën shoqërore dhe politikën, dhe tani jam bërë një person që mbulon luftën. Tani kaloj dy javë në Kiev dhe më pas dy javë në lindje. I dashuri im po lufton në vijën e parë, familja ime jeton 40 kilometra larg kufirit ruso-ukrainas. Shumica e miqve të mi janë vrarë të tjerë janë duke luftuar. Kjo është e gjitha. Tani çdo ditë e kësaj jete është një luftë.”

Ndërkaq edhe në këtë dy vjetor sulmet vijuan me të njëjtin ritëm. Dronët rusë sulmuan portin ukrainas të Odesës në Detin e Zi për natën e dytë radhazi , duke goditur një ndërtesë banimi, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre . Në total, gjashtë persona vdiqën dhe 12 u plagosën në rajone të ndryshme të Ukrainës gjatë 24 orëve.

Nga ana tjetër forcat ukrainase rrëzuan një aeroplan spiun rus A-50.  Disa blogerë ushtarakë rusë konfirmuan humbjen e avionit. Ky do të ishte avioni i dytë i tillë i rrëzuar nga Ukraina në pak më shumë se një muaj. Humbja e një avioni A-50 është një goditje masive për forcat ruse. Qëllimi i tij është të zbulojë objektivat ajrore në distanca të gjata dhe të koordinojë sulmet ajrore dhe operacionet e mbrojtjes ajrore. Gjithashtu Britania një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Paketa mbulon më shumë se 50 individë dhe subjekte dhe është pjesë e një përpjekjeje të koordinuar perëndimore për të kufizuar ekonominë ruse./O.S

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV