Treni udhëton 70 km pa shofer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hekurudhat indiane kanë urdhëruar një hetim pasi një tren mallrash përshkoi më shumë se 70 km pa makinist. Videot e shpërndara në mediat sociale treguan se treni kalonte disa stacione me shpejtësi të lartë. Raportet thonë se treni udhëtoi pa shofer nga Kathua në Jammu dhe Kashmir në rrethin Hoshiarpur në Punjab të dielën. Hekurudhat thonë se treni u ndal dhe askush nuk u lëndua.

Zyrtarët i thanë agjencisë së lajmeve Press Trust of India (PTI) se incidenti ndodhi mes orës 07:25 dhe 09:00 me orën lokale të dielën. Treni me 53 vagonë, që mbante copëza guri, ishte rrugës për në Punjab nga Jammu kur u ndal në Kathua për një ndryshim në ekuipazh. Zyrtarët thonë se ai filloi të lëvizte në shinat hekurudhore pasi drejtuesi i trenit dhe ndihmësi i tij zbritën.

Treni lëvizi me një shpejtësi prej afro 100 km/h dhe arriti të kalonte rreth pesë stacione përpara se të ndalohej. Menjëherë pasi u alarmuan për trenin në lëvizje, zyrtarët mbyllën vendkalimet hekurudhore përgjatë rrugës së tij. “Treni u ndal pasi një zyrtar hekurudhor vendosi blloqe druri në shina për të ndaluar trenin,” thanë zyrtarët PTI. Blloqet prej druri ndihmuan në uljen e shpejtësisë së trenit. Zyrtarët i thanë PTI-së se po përpiqen të identifikojnë arsyen e saktë të lëvizjes së trenit pasi ai u ndal në Kathua për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen./O.S

Të fundit

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria...

Kim Jong Un përqafon me lot në sy ushtarët e kthyer nga lufta në Ukrainë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është parë duke përqafuar ushtarë të emocionuar që janë kthyer në atdhe pas pjesëmarrjes në luftën...

Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim Putin-Zelensky

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe...

Arbër Veliaj kthehet sërish në SPAK! Çfarë ndodhi sot?

Për të dytën ditë radhazi, Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Ndryshe nga vizita e tij...

Taulant Balla i kujton fiqtë Lalit? Një kod sekret me aromë politike…

Nëse menduat se politika shqiptare ka prekur kulmin e kodeve politike, prisni pak, sepse tani kemi edhe fiqtë... e Taulant Ballës. Kjo nuk është...

Lajme të tjera

Web TV