Urgjenca e QSUT-së ende jashtë funksionit/ Kush do ta paguajë dëmin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë kaluar dy javë që nga incidenti i ndodhur në Urgjencën Qëndrore në QSUT, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë reagim apo përgjigje, kur kjo urgjencë i shërben të gjithë pacientëve të Republikës së Shqipërisë.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për të vlerësuar sa është dëmi por nuk e bën publike sa është kjo vlerë.

Kush do ta paguajë? Kontrata është bërë nga Ministria e Shëndetësisë me kompaninë e ndërtimit, pasi janë fonde të Bankës Botërore.

Ndërkohë nëse kompania e ndërtimit nuk përgjigjet do të duhet që Ministria e Shëndetësisë të çojë çështjen në prokurori. Urgjencat po menaxhohen nga drejtoria e QSUT, e cila i ka shpërndarë ato në dy spitalet Shefqet Ndroqi dhe Spitali i Traumës.

Ndërkohë që të shtunën u rikthyen ndërhyrjet urgjente apdominale dhe ato neurovaskulare siç janë ishemitë apo hemorragjitë cerebrale. Por ende nuk ka një përgjigje kur do të kthehet në normalitet Urgjenca  e Spitalit Qëndror të sapo ndërtuar, për të cilin u investuan plot 17 milion euro.

Dhe kjo urgjencë nuk pret vetëm pacientët nga Tirana. Top Channel ka mësuar që spitali është brenda garancisë, ndonëse është marrë në dorëzim me pjesë.

Ky spital ka përfunduar së ndërtuari në fund të dhjetorit 2023. Pas përfundimit të ndërtimit është bërë kolaudimi i tij dhe ka përfunduar në 13 mars të 2023. Çka do të thotë që nga ky moment ka hyrë në garanci  e cila përfundon në 13 mars 2024.

Top Channel ka mësuar se një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë  dhe ekspertë ndërkombëtarë, pasi bëhet fjalë për fonde të Bankës Botërore, ka bërë gati vlerën e dëmit e cila me gjasë i kalon kompanisë së ndërtimit.

Lexo edhe :  "Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar", qeveria vijon me ultimatumet

Por nëse ajo e kundërshton atëherë Ministria e Shëndetësisë duhet të hapë proces gjyqësor dhe menjëherë të kërkohet të vihet në zbatim fondi i kontigjencës për riparimin e dëmit.

Gjë e cila kërkon kohë për kryerjen e proceduarve dhe të tjera prokurime. Ky mesa duket është dhe gepi për të cilin askush nuk ka një përgjigje se kur do të kthehet në normalitet Urgjenca e Spitalit Qëndror në QSUT./O.S

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV