Rama: Lufta e Rusisë është kërcënim ekzistencial ndaj të ardhmes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën deri në fitoren e luftës brenda mundësive të veta.
Në konferencën e përbashkët për shtyp nga Tirana me Presidentin ukrainas Zelensky, duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarit ukrainas se çfarë përfiton Shqipëria, Rama tha se kjo mbështetje vjen pas interes.

Sipas Ramës, arsyeja është e thjeshtë; sepse agresioni ushtarak rus përbën kërcënim ekzistencial ndaj të ardhmes, që për Shqipërinë është BE-ja si synim i vendosur.

Së pari, e kemi mbështetur Ukrainën edhe me paketa mbështetjeje, që nuk janë hua, por nuk janë as pjesë e ndonjë biznesi, kurrë nuk i kemi kërkuar Ukrainës të paguajë mbrapsht. Këto janë mundësitë tonë por kemi bërë e do bëjmë gjithçka. Jemi të vetëdijshëm se për atë front lufte kjo është diçka shumë e vogël.

E bëjmë për veten tonë. Ky nuk është kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën, është ndaj gjithçkaje që ne mendojmë se duhet të jetë e ardhmja jonë. Nëse duam një të ardhme në BE, duam BE, nuk duam ta shohim BE të shpërbëhet, pasi ka hyrë në një luftë të brendshme se ç’lloj rregullash apo ç’lloj veprimesh janë të justifikuara apo që nuk justifikohen”.

Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin se jo vetëm Shqipëria por Ballkani Perëndimor synon integrimin e plotë në Bashkimin Europian. Dhe sipas tij, kjo është aspirata që mban bashkë vendet e Ballkanit.

Ka shumë sanksione kundër Rusisë, e dimë që varësia nga gazi rus, nga nafta ruse nuk është kaq e thjeshtë. Rritja e çmimeve. Rritja e kostos së jetesës në vendet më të pasura, janë pjesë e planit për ta bërë opinionin publik që të nisë e të thotë nuk mund të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën.

Për ne ky është kyçi, po kërkojmë të bashkohemi në BE, por të kemi edhe paqe në rajonin tonë.

Ne në Ballkanin Perëndimor jemi brenda BE-së fizikisht, por jashtë BE politikisht. Kështu që duam të integrohemi plotësisht me këtë trup dhe nuk duam ta shohim këtë organizëm të shpërthejë. BE nuk është parajsë, por nuk ka asnjë dyshim që është një ferr i gëzueshëm, nuk është një ferr i përgjakshëm, dhe këtu duam të jemi.

Ju e keni parë në rajon se si ndikimi rus ka mbjellë destabilitet në një vend a në një tjetër. Dhe nëse vazhdojmë të mbetemi bashkë, kjo vjen falë aspiratës drejt BE. Por nëse kjo aspiratë venitet do jetë më e lehtë që të kërkohet haviar, shampanjë dhe gjak, në vend që të kërkohen reforma, demokraci e të drejtat e njeriut”, deklaroi Kryeministri Edi Rama./O.S

Lexo edhe :  Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti, raportohet për 10 të plagosur (VIDEO)

 

 

 

Të fundit

“7 ditë katastrofë mjedisore në Elbasan”/ Ministri-gazetarëve: Kujdes me terminologjinë

Është shuar pas 7 ditësh zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve në qytetin e Elbasanit, ndërsa këtë të...

Uji, biznesi më i madh në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Vera ka shtrënguar fort. Termometri ngjitet çdo ditë mbi 35 gradë. Dhe në këtë vapë përvëluese, etja nuk shuhet as me birra,...

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, pasi qëndroi 9 muaj...

Dosja “Plumbi i Artë”/ Dy avokatë tërhiqen nga procesi, shtyhet seanca

Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes "Plumbi i artë" në Gjykatën e...

U lirua nga gjykata e Fierit/ Flet avokati i Salianjit: Ishte dënim politik

Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht të Ervin...

Lajme të tjera

Web TV