Berisha: “Rruga e Shpresës” do të jetë rruga më e sigurt e fitores së opozitës shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dritarja e shtëpisë së tij, si çdo ditë, Sali Berisha tha se “Rruga e Shpresës” do të jetë rruga më e sigurt e fitores së opozitës shqiptare e fitores së Shqipërisë.

Berisha: Përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të thellë në ditën e 60 të qëndrimit tuaj të pamposhtur, të luftës dhe betejës tuaj pa kthim kundër të keqes së madhe që ka pushtuar Shqipërinë dhe qenien shqiptare. Një mirënjohje të pakufishme ju që mblidheni çdo natë dhe bëheni zëri i të vërtetave të mëdha të shqiptarëve. Një mirënjohje të pakufishme oratorëve që shndërruan këtë platformë, në parlamentin e vërtetë të shqiptarëve, në parlamentin e vërtetë të fjalës së lirë. Rruga e Shpresës u bë rruga e kthesës së madhe. Rruga e Shpresës u bë bulevardi i shpresës.

Rruga e Shpresës do të jetë rruga më e sigurt e fitores së opozitës shqiptare e fitores së Shqipërisë. Beteja juaj është një betejë sa tokësore, aq dhe hyjnore. Kjo betejë përballet me një regjim që nuk ka asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral. Me një kalbësisë dhe llum njerëzor që tejkalon çdo imagjinatë. Në 60 ditë ju arritët të ngrinit në këmbë Shqipërinë. Në 60 ditë ju arritët nga një grup njerëzish të paraqitni para shqiptarëve, Shqipërisë dhe mbarë botës si shumica më e fuqishme politike e Shqipërisë. Si shumica numerike më e madhe, si shumica fitimtare e saj në 20 shkurt./E.T

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV